Maskuliniteti dhe siguria gjinore Shumica e të anketuarve pajtohen se gratë dhe burrat duhet të angazhohen në mënyrë të barabartë në politikë. Në mënyrë të ngjashme, ata mendojnë se gratë dhe burrat janë njësoj të aftë për të bërë një punë në poste politike dhe se gratë dhe burrat duhet të paguhen në mënyrë të barabartë. Rreth një e treta mendojnë se në realitet gratë në Shqipëri nuk kanë të njëjtat mundësi si burrat për t'u futur në politikë. Ndryshe nga aftësia e grave për të kryer punë në poste politike, dy të pestat e të anketuarve thonë se gratë nuk janë të afta të punojnë në punë ushtarake dhe policore. Nisur nga rëndësia e aksesit në politikë dhe politikëbërjes në një shoqëri demokratike, qytetarëve iu kërkua t’ju përgjigjen pyetjeve të mëposhtme:“A duhet të angazhohen në mënyrë të barabartë gratë dhe burrat në politikë?”,“A mendoni se në realitet gratë në Shqipëri kanë të njëjtën mundësi si burrat për të hyrë në politikë?”,“A janë gratë dhe burrat njëlloj të aftë për të bërë një punë/punuar në detyra politike?”. Vetëm një përqindje shumë e vogël prej rreth 5% e të anketuarve nuk e mbështesin angazhimin e barabartë të burrave dhe grave në politikë. Një shumicë prej 64.7% e mbështesin plotësisht angazhimin e barabartë dhe 26.1% anojnë të mendojnë kështu. A duhet që gratë dhe burrat të jenë të përfshirë në politikë në mënyrë të barabartë? 64.7 26.1 4.8 4.0 Po Anoj nga po Anoj nga jo Jo 0.4 S’e di Grafik 74. Nëse gratë dhe burrat duhet të angazhohen në mënyrë të barabartë në politikë Në mënyrë të ngjashme, shumica e të anketuarve mendojnë se gratë dhe burrat janë njësoj të aftë për të bërë një punë në funksione/detyra politike. Përqindja 73
Jahrgang
2024
Einzelbild herunterladen
verfügbare Breiten