Anëtarësimi në BE Sondazhi synoi të merrte opinione mbi procesin e anëtarësimit në BE për të kuptuar nivelin e mbështetjes për procesin, nivelin e përkushtimit dhe çfarë do të thotë BE-ja për qytetarët. Për këtë qëllim u drejtuan pyetjet e mëposhtme:“A mendoni se anëtarësimi i Shqipërisë në BE do të ishte…?”,“A mendoni se Shqipëria duhet të ndjekë reformat e nevojshme për t'u bërë anëtare e plotë e BE- së?”,“Çfarë do të thotë BE- ja për ju personalisht?”,“Për sa vite do të bëhet Shqipëria anëtare e plotë e BE- së?”. Pavarësisht debatit për avantazhet dhe disavantazhet e anëtarësimit në BE, nxitur kryesisht nga dalja e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian, 86.3% e të anketuarve shprehen se anëtarësimi në BE do të jetë një gjë e mirë për Shqipërinë. 12.3% mendojnë se anëtarësimi nuk do të jetë as një gjë e mirë dhe as e keqe. A mendoni se anëtarësimi i plotë i Shqipërisë në BE do të ishte: 86.3 12.3 1.5 Një gjë e mirë As e mirë as e keqe Një gjë e keqe Grafik 86. Anëtarësimi në BE do të ishte një gjë e mirë apo e keqe për Shqipërinë 81.9% e qytetarëve të anketuar thonë se Shqipëria duhet të ndjekë reformat e nevojshme për t'u bërë anëtare e BE-së dhe 12.5% të tjerë anojnë të mendojnë kështu. Vetëm një përqindje e vogël prej 4.9% mendojnë ose anojnë të mendojnë të kundërtën. A mendoni se Shqipëria duhet t’i kryejë të gjitha reformat e nevojshme për t’u bërë anëtare e BE-së? 81.9 12.5 2.8 2.1 Po Anoj nga po Anoj nga jo Jo 0.7 S’e di Grafik 87. Nëse Shqipëria duhet të ndjekë reformat e nevojshme për t'u bërë anëtare e BE-së 81
Jahrgang
2024
Einzelbild herunterladen
verfügbare Breiten