Vlerësimi i performancës së qeverisë dhe gjyqësorit Anketa ka marrë gjithashtu opinionet e qytetarëve për performancën e qeverisë në ata sektorë që lidhen me ofrimin e sigurisë njerëzore. Për këtë qëllim u bënë dhjetë pyetjet e mëposhtme:“Për momentin, a mendoni se në përgjithësi gjërat në Shqipëri po shkojnë në drejtimin e duhur apo në drejtimin e gabuar?”,“Si mendoni se është duke punuar në përgjithësi Qeveria shqiptare?” dhe“Si i vlerësoni rezultatet e Qeverisë shqiptare në lidhje me Shëndetësinë, Arsimin, Sigurinë dhe Rendin Publik, Punësimin, Ekonominë, Bujqësinë, Turizmin, Luftën kundër Korrupsionit”. Shumica nuk kanë një opinion të qartë në lidhje me drejtimin se si gjërat në përgjithësi po shkojnë aktualisht në Shqipëri, pasi janë njëlloj të ndarë. 45.1% thonë se vendi mund të shkojë në drejtimin e duhur dhe 25.2% thonë se vendi mund të jetë në drejtimin e gabuar. Përqindje thuajse të barabarta të qytetarëve, 14% dhe 14.9% kanë qëndrime qartazi të kundërta. Tre të pestat thonë se në përgjithësi Shqipëria po shkon në drejtimin e duhur, por ndahen për punën e qeverisë në përgjithësi. Si mendoni, aktualisht në Shqipëri gjërat po shkojnë në përgjithësi në drejtimin e duhur, apo në drejtimin e gabuar? 45.1 25.2 14.0 14.9 Në drejtimin e Ndoshta në Ndoshta në Në drejtimin e duhur drejtimin e duhur drejtimin e gabuar gabuar Grafik 90. Drejtimi sipas të cilit po shkon Shqipëria 0.8 S’e di Për sa i përket punës së qeverisë në përgjithësi, qytetarët janë të ndarë në tre grupe. 34% mendojnë se puna e qeverisë është e mirë ose shumë e mirë, 32.8% 84
Jahrgang
2024
Einzelbild herunterladen
verfügbare Breiten