të thotë digjitalizimi për të drejtat e tyre, të forcojë pozicionin e tyre në diskutimet me menaxhimin dhe të ndihmojë në kthimin e mbrojtjeve ligjore abstrakte në standarde konkrete dhe të zbatueshme në vendin e punës. Asnjë ekosistem ligjor nuk adreson plotësisht rreziqet ndaj të drejtave të punëtorëve, dinjitetit dhe punës dinjitoze. Për ti tejkaluar këto boshllëqe, raporti përfshin gjithashtu një listë të tematikave të mundshme të negocimit kolektiv si burim frymëzimi në negociatat me menaxhimin. Teknologjitë digjitale shpesh prezantohen nga menaxhimi si përmirësime teknike, mjete efikasiteti ose inovacione të pashmangshme. Në praktikë, megjithatë, ato shpesh riformësojnë kushtet e punës, intensifikojnë monitorimin, rishpërndajnë fuqinë dhe krijojnë rreziqe të reja për dinjitetin, autonominë, shëndetin dhe sigurinë në punë të punëtorëve. Mgjithatë, digjitalizimi nuk është vetëm një çështje teknike. Është një çështje pune dhe për këtë arsye një subjekt legjitim për negocim, konsultim dhe marrëveshje kolektive. Çfarë mund të bëjë ky raport për ju Ky raport është projektuar për t'ju ndihmuar: → Të identifikoni teknologjitë digjitale që po përdoren ose propozohen të përdoren në vendin tuaj të punës, edhe kur ato paraqiten me gjuhë të paqartë ose teknike; → Të kuptoni të drejtat tuaja ekzistuese sipas ligjit të punës, ligjeve për mbrojtjen e të dhënave, rregulloreve të sigurisë dhe shëndetit në punë, ligjit kundër diskriminimit dhe marrëveshjeve kolektive; → Të mbani menaxhimin llogaridhënës ndaj detyrimeve të ligjore kur prezanton, përdor ose zgjeron sistemet digjitale; → Të përgatiteni për negociata duke treguar se si sindikata dhe punëtorë të tjerë kanë adresuar sfida të ngjashme; → Të tejkaloni boshllëqet në ligj përmes negocimit kolektiv aty ku mbrojtjet ligjore janë të dobëta, të paqarta ose të zbatuara keq. Në vend që të supozohet se digjitalizimi është i pashmangshëm ose i pakontestueshëm, raporti e trajton atë si një proces që mundet – dhe duhet – të formësohet përmes veprimit kolektiv. Si ta përdorni këtë raport në praktikë Çdo seksion i këtij raporti shërben për një qëllim specifik dhe mund të përdoret në mënyrë të pavarur, në varësi të nevojave tuaja të menjëhershme. Seksioni 2: Shembuj të teknologjive digjitale të përdorura në vendet e punës Ky seksion ofron shembuj të teknologjive digjitale të përdorura në Shqipëri. Ndoshta vendi juaj i punës përdor një teknologji të ngjashme, ndonëse mund të emërtohet ndryshe? Nëse jeni në dyshim se cilat teknologji digjitale përdoren, bëni një“ecje virtuale” të një dite tipike pune. Nga momenti që hyni në vendin e punës – si hyni brenda? A përdorni një kartë elektronikë? Apo një teknologji regjistron shenjën tuaj të gishtit ose fytyrën? A ju duhet më pas të identifikoheni në një teknologji kompjuterike, të përdorni një pajisje dore, një telefon celular, një ndjekës GPS, apo diçka tjetër? Të gjitha këto teknologji janë digjitale, dhe të gjitha krijojnë të dhëna. Nëse ecja juaj zbulon përdorimin e teknologjive digjitale në punë, ky raport do të jetë shumë i dobishëm për ju. Seksioni 3: Cilat janë të drejtat tuaja – dhe cilat janë detyrimet e menaxhimit? Ky seksion fillon me një paraqitje grafike të kornizave ligjore dhe kolektive që zbatohen tashmë në vendet e punës të digjitalizuara. Ju mund ta përdorni këtë seksion për të identifikuar shpejt cilat ligje, rregullore ose marrëveshje janë relevante për situatën tuaj. Gjeni linqet për ligjet dhe marrëveshjet në Aneksin bashkangjitur. Ai pastaj vazhdon me përshkrimin e kornizat ligjore dhe kolektive që zbatohen tashmë në vendet e punës të digjitalizuara. Ai shpjegon se çfarë u kërkohet punëdhënësve të bëjnë – si p.sh. të konsultojnë punëtorët, të vlerësojnë rreziqet, të kufizojnë mbikëqyrjen ose të sigurojnë drejtësinë – dhe si mund t'i përdorin sindikatat këto detyrime në diskutime, negociata ose mosmarrëveshje. Seksioni 4: Listat e kontrollit me pyetje që keni të drejtë të bëni! Priteni këtë seksion dhe merreni me vete kur përgatiteni për diskutime me menaxhimin rreth zbatimit dhe përdorimit të teknologjive digjitale në vendin tuaj të punës. Pyetjet ndihmojnë për tu siguruar që të drejtat tuaja respektohen dhe që punëdhënësit përmbushin detyrimet e tyre. Seksioni 5: Mbushja e boshllëqeve – Sugjerime për tematikat e negocimit Edhe kur menaxhimi ndjek ligjin, ligji shpesh nuk mjafton për të adresuar se si sistemet digjitale ndikojnë në kushtet e përditshme të punës. Shumë nga çështjet e ngritura nga IA, mjetet e monitorimit, panelet e performancës dhe menaxhimi i bazuar në të dhëna janë vetëm pjesërisht të rregulluara ose nuk rregullohen fare nga legjislacioni ekzistues. Këtu merr rëndësi negocimi kolektiv. Ky seksion ofron shembuj të tematikave të negocimit që sindikatat mund të përdorin kur kërkojnë të adresojnë boshllëqet që ligji aktual Hyrje – Teknologjia në Punë është një Çështje Pune 5
Buch
Negocimi i vendeve të punës të digjitalizuara : të drejtat dhe detyrimet, Shqipëria
Entstehung
Einzelbild herunterladen
verfügbare Breiten