6. Refleksione përmbledhëse Nëse do të mbani mend diçka nga ky raport, kujtoni këtë: sistemet digjitale nuk ju heqin të drejtat që ju takojnë, ato ju japin arsye të reja përse duhet ti përdorni këto të drejta! Gjendja aktuale në Shqipëri Shqipëria së fundmi ka përditësuar kuadrin e saj të mbrojtjes së të dhënave për t'u përafruar me standardet e BE-së, duke forcuar të drejtat individuale dhe duke rritur detyrimet e kontrolluesve të të dhënave si në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat. Kodi i Punës dhe rregullat e SSH-së ofrojnë mbrojtje të përgjithshme, por rrallëherë trajtojnë menaxhimin modern algoritmik në terma eksplicitë. Kjo rezulton në një mjedis ligjor ku ligji për mbrojtjen e të dhënave kufizon fort përpunimin e të dhënave personale, ndërsa dispozitat e ligjit të punës dhe SSH-së ofrojnë mbrojtje shtesë, por herë pas here të nënpërdorura, për dinjitetin dhe riskun psikosocial. Hendeqet kryesore dhe sfidat për punëtorët dhe sindikatat → Praktikë e kufizuar e konsultimit të punëtorëve për prokurimet teknologjike, veçanërisht te punëdhënësit privatë më të vegjël. Kjo mungesë krijon rrezikun që të drejtat e përcaktuara në Kodin e Punës dhe të mishëruara në rregullat e mbrojtjes së të dhënave dhe SSH-së të mos operacionalizohen në vendet e punës. → Zbatimi dhe ndërgjegjësimi mbeten të pabarabarta, duke e bërë të vështirë për punëtorët ushtrimin e të drejtave të lidhura me DPIA, aksesin në të dhënat bruto të përdorura në vendime ose sigurimin e vlerësimeve të përbashkëta të riskut. → Ekonomia e platformave dhe ndarja algoritmike e detyrave krijojnë mungesa transparence kur shitësit kontrollojnë detajet operacionale dhe ruajtjen e të dhënave. Negocimi kolektiv dhe klauzolat kontraktuale mund t'i adresojnë këto mungesa. → Sindikatat duhet të përdorin detyrimet për mbrojtjen e të dhënave për të kërkuar akses në DPIA dhe transparencë nga palët. → Efektet psikosociale dhe të shëndetit mendor nga monitorimi digjital duhet të njihen si risqe profesionale. → Të ngrihet një mekanizëm tripartit me qeverinë, sindikatat dhe punëdhënësit për të monitoruar transformimin digjital → Të përdoret përmbysja e barrës së provës e Ligjit Anti-Diskriminim si një masë mbrojtëse procedurale kur sistemet algoritmike ose ato të bazuara në të dhëna prodhojnë ndikime të pabarabarta. Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi mund të bëhet një aleat kyç në garantimin e drejtësisë në vendet e punës të digjtalizuara Përfundime Kuadri ligjor i Shqipërisë ofron tashmë mjetet për ti mbrojtur punëtorët. Hapi i radhës është që sindikatat t'i përdorin këto mjete në mënyrë proaktive përmes konsultimit, negocimit kolektiv dhe trajnimit. Duke vepruar kështu, sindikatat do të sigurohen që teknologjia ta mbështesë punën dinjitoze në vend që ta vështirësojë atë. Rruga përpara dhe rekomandime praktike → Sindikatat dhe federatat mund të organizojnë trajnime mbi mbrojtjen e të dhënave dhe digjitalizimin për të ndërtuar kapacitetet e anëtarëve të tyre. Refleksione përmbledhëse 21
Buch
Negocimi i vendeve të punës të digjitalizuara : të drejtat dhe detyrimet, Shqipëria
Entstehung
Einzelbild herunterladen
verfügbare Breiten