8. Fjalorth Ky fjalorth shpjegon termat dhe konceptet e përsëritura të përdorura gjatë kapitujve të raportit. Ai synon të mbështesë punëtorët dhe përfaqësuesit sindikalë në kuptimin e shpejtë të gjuhës teknike, ligjore dhe menaxheriale që përdoret zakonisht në diskutimet rreth vendeve të punës të digjitalizuara. A Asimetria e fuqisë Një çekuilibër i autoritetit dhe kontrollit midis menaxhimit dhe punëtorëve, i intensifikuar në vendet e punës të digjitalizuara përmes mbikëqyrjes, nxjerrjes së të dhënave dhe kontrollit algoritmik. Asimetria e informacionit Një çekuilibër fuqie në të cilin punëdhënësit kontrollojnë aksesin në informacion, të dhëna dhe logjikën e sistemit, ndërsa punëtorëve u mungon njohuria mbi mënyrën se si funksionojnë teknologjitë ose si merren vendimet. B Boshllëqet në zbatim Shkëputja midis të drejtave ligjore formale dhe zbatimit të tyre në botën reale, shpesh për shkak të mbikëqyrjes së dobët, mjeteve juridike të vonuara, aksesit të kufizuar te rregullatorët ose mbështetjes vetëm te ankesat individuale. D Dinjiteti dhe autonomia e punëtorit Parime themelore të punës që i njohin punëtorët si individë mbartës të të drejtave, jo thjesht pika të dhënash ose inpute, duke kërkuar kufizime në monitorimin ndërhyrës dhe kontrollin e automatizuar. E E drejta për shpjegim/ transparencë Parimi që punëtorët duhet të marrin informacion të qartë dhe të aksesueshëm rreth asaj se çfarë të dhënash mblidhen për ta, si funksionojnë teknologjitë dhe si merren vendimet që i prekin ata. E drejta për t'u shkëputur E drejta e punëtorëve për të qenë të lirë nga komunikimi digjital i lidhur me punën dhe monitorimi jashtë orarit të punës, duke mbrojtur kohën e pushimit dhe kufijtë midis punës dhe jetës private. F Fiduciari i të dhënave/ Kontrolluesi Subjekti(zakonisht punëdhënësi) që vendos se si dhe pse përpunohen të dhënat personale dhe mban përgjegjësinë ligjore për mbrojtjen e tyre. I Inteligjenca artificiale(IA) Sisteme të bazuara në kompjuter të krijuara për të kryer detyra që zakonisht kërkojnë gjykim njerëzor, si vendimmarrja, njohja e modeleve, parashikimi ose klasifikimi. Në vendet e punës, IA po përdoret gjithnjë e më shumë në rekrutim, menaxhimin e performancës, mbikëqyrje dhe automatizim. K Kapitalizmi i mbikëqyrjes/ nxjerrja e të dhënave Një model në të cilin vlera gjenerohet duke mbledhur dhe analizuar sasi të mëdha të të dhënave të sjelljes, i zbatuar gjithnjë e më shumë brenda vendeve të punës përmes sistemeve të menaxhimit digjital. Klasifikimi i punëtorëve të platformës Përcaktimi ligjor nëse punëtorët e platformës trajtohen si punonjës, të vetëpunësuar ose një kategori e veçantë, gjë që prek aksesin në të drejtat e punës, mbrojtjen sociale dhe negocimin kolektiv. Konsultimi dhe pjesëmarrja e punëtorëve Procese ligjore ose të dakordësuara kolektivisht që kërkojnë nga punëdhënësit të informojnë dhe përfshijnë punëtorët ose përfaqësuesit e tyre përpara prezantimit të ndryshimeve teknologjike, organizative ose operacionale që prekin kushtet e punës. Kufizimi i qëllimit Një parim themelor i mbrojtjes së të dhënave që kërkon që të dhënat e mbledhura për një qëllim specifik (p.sh. siguria) të mos ripërdoren për qëllime të papajtueshme(p.sh. disiplina ose pikëzimi i produktivitetit) pa arsyetim dhe konsultim. M Mbikëqyrja digjitale/ monitorimi i punëtorit Përdorimi i mjetet digjitale për të vëzhguar, regjistruar ose analizuar aktivitetet, lëvizjet, komunikimet ose performancën e punëtorëve, duke përfshirë CCTV, ndjekjen GPS, regjistrimin e goditjeve të tastierës(keystroke logging) dhe monitorimin e ekranit. Fjalorth 23
Buch
Negocimi i vendeve të punës të digjitalizuara : të drejtat dhe detyrimet, Shqipëria
Entstehung
Einzelbild herunterladen
verfügbare Breiten