në fushën e telekomunikacionit, në fushën e shërbimeve mjekësore, shërbimet financiare etj. Konsumatorët kanë të drejtë të përdorin shërbimet publike pa asnjë diskriminim. ë) e drejta e mbrojtjes ligjore; Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë parashikon se:“ Kushdo, për mbrojtjen e të drejtave, të lirive dhe të interesave të tij kushtetues dhe ligjorë, ose në rastin e akuzave të ngritura kundër tij, ka të drejtën e një gjykimi të drejtë dhe brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme e caktuar me ligj .” Ligjvënësi shqiptar ka parashikuar të drejtën e konsumatorëve që në rastin e shkeljes së të drejtave, të ankohen si pranë institucioneve publike ashtu dhe në gjykata. Ato kanë të drejtë të përfitojnë nga ndihma juridike falas, parësore ose dytësore. Aktualisht, Qendra“Konsumatori shqiptar” ofron ndihmë juridike falas dhe ka zgjidhur një numër të madh rastesh. Fryma e legjislacionit evropian, por dhe atij shqiptar është mbrojtja e interesave individualë dhe kolektivë të konsumatorëve. f) e drejta e organizimit në shoqata ose bashkime për mbrojtjen e interesave të konsumatorëve dhe e drejta e përfaqësimit në organet e tyre vendimmarrëse. Konsumatorët kanë të drejtë, në baza vullnetare, të krijojnë shoqata të pavarura konsumatorësh, në mbrojtje të interesave të tyre, sipas ligjit në fuqi, organizata të pavarura nga tregtarët. Ligji parashikon se:“ Shoqatat e konsumatorëve kanë të drejtë: a) të edukojnë, të informojnë dhe të sensibilizojnë vazhdimisht konsumatorët për të drejtat e tyre; b) të organizojnë dhe të drejtojnë qendrat për këshillimin e konsumatorëve, sipas rastit, në bashkëpunim me njësitë e vetëqeverisjes vendore, në përputhje me kriteret e përcaktuara nga ministri përgjegjës për fushën e tregtisë; c) të ndjekin dhe të trajtojnë ankesat e konsumatorëve; d) ç) të shkëmbejnë të dhëna me organet shtetërore përgjegjëse për mbrojtjen e konsumatorëve; e) të organizojnë testime të pavarura për cilësinë dhe sigurinë e mallrave dhe të shërbimeve në treg dhe t’i bëjnë publike rezultatet e këtyre testimeve; | Sfidat e konsumatorit shqiptar në proçesin e Integrimit Evropian| 31
Druckschrift
Sfidat e konsumatorit shqiptar në proçesin e Integrimit Evropian : manual
Einzelbild herunterladen
verfügbare Breiten