Metodologjia PYETËSORI Pyetësori që u përdor në këtë anketë përbëhet nga 90 pyetje me alternativa, nga të cilat 10 janë pyetje demografike-gjeografike dhe 2 administrative. Ky edicion i barometrit ka përfshirë edhe 4 pyetje shtesë për perceptimet e qytetarëve lidhur më këtë çështje duke reflektuar kështu gjendjen e sigurisë të krijuar prej pandemisë Covid-19. Gjithashtu, janë shtuar dy pyetje lidhur me përkatësinë fetare të të anketuarve dhe frekuentimin e shërbimeve fetare. Këto pyete janë shtuar për të reflektuar rolin në rritje të fesë në shoqëri dhe politikë. Disa pyetje të ndërlidhura me njëra tjetrën jepen në sens rendor në rangun e 2 ose 3 pyetjeve(12 dhe 13; 15 dhe 16; 17 dhe 18; 19 dhe 20; dhe 23, 24 dhe 25). Në marrjen e përgjigjeve ndaj këtyre pyetjeve, të anketuarit duhet të përjashtonin alternativën e parë të dhënë në pyetjen e mëparshme(si dhe alternativën e parë dhe të dytë në pyetjet me 3 sekuenca). Pyetjet sekuenciale janë zgjedhur për ato çështje për të cilat nevojitet mbledhja e të dhënave të mëtejshme për një analizë më të plotë. Për shembull, në pyetjen 23, 24 dhe 25, të anketuarve iu kërkua që të thonin vendin më shumë miqësor ndaj Shqipërisë dhe më pas vendin e dytë dhe të tretë më miqësor. Duke kombinuar të dhënat e mbledhura me anën e këtyre pyetjeve u arrit të vëzhgohen se cilat ishin alternativat më të shpeshta të cilat zgjidheshin nga të anketuarit(pyetësori i plotë jepet në Shtojcën 1). KAMPIONI Për këtë anketë kemi përdorur një kampion rastësor të shtresëzuar prej 1115 personash në moshë madhore. Në shtresën e parë, vëzhgimet u ndanë në mënyrë proporcionale ndërmjet 61 bashkive të Shqipërisë, bazuar në popullsinë në moshë madhore të këtyre zonave. Në shtresën e dytë, vëzhgimet u shpërndanë në mënyrë proporcionale mes zonave urbane, periferike dhe rurale brenda çdo bashkie, në mënyrë që të pasqyrohet shpërndarja e popullsisë shqiptare(Shtojca 2). Në të njëjtën mënyrë, më pas u zhvilluan kuota proporcionale lidhur me moshën dhe gjininë e secilës nënshtresë. Së fundi, u përcaktuan në mënyrë rastësore në hartën e Shqipërisë pikat gjeografike, sipas skemës së mësipërme të kampionimit(Shtojca 3). Qëllimi i kësaj skeme të shtresëzuar të kampionimit ishte të arrihej një përfaqësim sa më i saktë gjeografik dhe demografik i popullsisë në moshë 11
Volume
2020: Barometri i sigurise Shqiperi - Ankete kombetare 2020
Download single image
avaibable widths