NDIKIMI I VENDEVE PERËNDIMORE, NATO DHE BE MBI SIGURINË Lidhur me ndikimin ndaj sigurisë së Shqipërisë nga aktorë të ndryshëm ndërkombëtarë, qytetarët u pyetën përsa i përket perceptimeve të tyre lidhur me ndikimin e NATO-s dhe BE-së në sigurinë e Shqipërisë si dhe për ndikimin e vendeve të ndryshme me ndikim në arenën ndërkombëtare. Edhe në barometrin e këtij viti, shumica e qytetarëve të Shqipërisë konsiderojnë NATO-n dhe BE-në si kontribuues pozitivë ndaj sigurisë së Shqipërisë. Përsa i përket ndikimit të NATO-s vërehet një rënie e lehtë e përqindjes së atyre që mendojnë se NATO ka ndikim pozitiv dhe shumë pozitiv në sigurinë e vendit nga 84.7% në 82.1% dhe një rritje e numrit të atyre që mendojnë se NATO ka ndikim neutral. Si është ndikimi i NATO-s në sigurinë e vendit tonë? 70 59.82 60 50.98 50 40 31.14 30 24.93 20 14.23 10.94 10 2.51 2.22 0.54 0.36 0 Pozitiv Shumë pozitiv Neutral Negativ Shumë negativ 2019 2020 Grafiku 44. Perceptimi i ndikimit të NATO në sigurinë e Shqipërisë 52
Jahrgang
2020: Barometri i sigurise Shqiperi - Ankete kombetare 2020
Einzelbild herunterladen
verfügbare Breiten