NDIKIMI I“AKTORËVE TË JASHTËM” Përveç SHBA dhe Gjermanisë, si fuqitë kryesore perëndimore brenda NATO-s dhe BE-së(për Gjermaninë), qytetarët u pyetën edhe për perceptimin e tyre rreth ndikimit të të ashtuquajturve“aktorë të tretë” ose“fuqi të jashtme”, në sigurinë e Shqipërisë që përfshijnë ato vende, të cilat janë gjatë dekadës së fundit kryesisht janë përpjekur të shtrijë ndikimin e tyre në vendet e Ballkan në rivalitet ndaj BE-së dhe NATO-s. Qytetarëve iu bë e njëjta pyetje“Si është ndikimi i këtij vendi në sigurinë e vendit tonë?”, për Turqinë, Rusinë, Kinën, Iranin dhe vendet arabe. Përgjithësisht, rezultatet tregojnë ndryshime të rëndësishme në perceptime krahasuar me barometrin 2019, çka tregon se zhvillimet ndërkombëtare kanë ndikim në perceptimin e qytetarëve shqiptarë. Kështu, vihet re një tendencë e dukshme në rritje me rreth 17% e numrit të qytetarëve të cilët mendojnë se ndikimi i Turqisë në sigurinë e Shqipërisë është pozitiv apo shumë pozitiv, krahasuar me barometrin 2019. Po kështu, ka një rënie me 13.8% të numrit të atyre që mendojnë se Turqia nuk ka ndonjë rol në sigurinë e Shqipërisë dhe po kështu një rënie të lehtë të numrit të atyre që mendojnë se ka rol negativ apo shumë negativ, i cili gjithsesi këtë vit është rreth 5%. Si është ndikimi i Turqisë në sigurinë e vendit tonë? 60 52.1 48.79 50 40 30 25.8 30.22 20 12.02 10 0 Shumë pozitiv Pozitiv 16.4 Neutral 6.1 4.9 Negativ 0.45 0.3 Shumë negativ 2.42 0.5 S’e di 2019 2020 Grafiku 48. Perceptimi për ndikimin e Turqisë Tendenca të ngjashme me perceptimin për Turqinë tregojnë edhe përgjigjet e dhëna në lidhje me Kinën, e cila shihet se luan rol pozitiv në sigurinë e vendit nga një numër konsiderueshëm më i lartë se në barometrin e kaluar. 55
Jahrgang
2020: Barometri i sigurise Shqiperi - Ankete kombetare 2020
Einzelbild herunterladen
verfügbare Breiten