Pyetjet Cilat janë funksionet kryesore të fondit që do të realizohen dhe cila është radha kronologjike e realizimit të tyre? Cilat janë mekanizmat kontrollues e koordinues që do të sigurojnë qëndrueshmërinë financiare të fondit për sigurime shëndetësore? Duke u bazuar në vlerësime reale, cilat janë burimet kryesore të financimit dhe cilat janë projeksionet financiare nga secili burim? Situata ideale Duhet një implementim gradual i funksioneve të fondit që përfshijnë kontraktimin e institucioneve, përcaktimin e pakos bazike, përcaktimin e vlerave të premiumeve dhe mbledhjen e fondeve, integrimin e SISH, monitorimin e institucioneve shëndetësore, menaxhimin e parasë së mbledhur nga qytetarët, zhvillimin e sistemit të shërbimeve legale e kështu me radhë. Fondi duhet të filloj me një sekuencë logjike të implementimit të secilit funksion duke pasur parasysh zhvillimet në Kosovë. Duhet të fillohet me kontraktimin e institucioneve shëndetësore, pastaj zhvillimin e pakos bazike dhe mekanizmit që e azhurnon atë, e pasi që të bëhet një akomodim i të gjithë pjesëmarrësve të sistemit(kryesisht ofruesve) të fillohet me implementimin e funksioneve tjera të Fondit. Fillimi me mbledhjen e premiumeve, që është promovuar nga struktura e kaluar e Ministrisë, është i gabuar, pasiqë mbledhja e parasë menjëherë do të rritë pritshmërinë e paguesve deri sa funksionet tjera do të marrin kohë për tu institucionalizuar. Kjo i shton gjasat për një dështim të skemës. Këshilli përgatitorë duhet të jetë mekanizmi fillestarë që duhet të shërbej deri në themelimin e plotë të strukturës qeverisëse të Fondit. Ky këshill nuk duhet të jetë sa për sy e faqe por duhet të jetë një trup aktiv që merret me vlerësimin e rreziqeve financiare të çdo operimi nga fondi. Ligji parasheh një bord përfaqësues dhe roli i tij është esencial në sigurimin e operimit të shëndetshëm financiarë të Fondit. Operacionalizimi i tij është parakusht për marrjen e vendimeve të rëndësishme në lidhje me operimin po edhe zhvillimin e Fondit. Kjo strukturë duhet të ruhet nga influencat negative që kanë synim zhvatjen e fondeve, dhe duhet të ketë kontroll strikte si në rastin e Trustit të Kursimeve Pensionale. Partitë politike, sidomos ato që seriozisht synojnë pushtetin, e në veçanti udhëheqjen e sektorit të shëndetësisë, duhet të jenë reale dhe të vetëdijshme për burimet dhe projeksionet financiare për financimin e Fondit. Ato duhet të jenë specifike për shumat që do të vijnë nga disbursimi qeveritarë, shumat që do të mblidhen nga premiumet, pagesat për shërbimet si dhe burimet tjera që mund të jenë në dispozicion. Informatat aktuale lejojnë kalkulime shumë precize për fondet që do të mund të jenë në dispozicion. Çdo dështim në projeksionet financiare e rrit mundësinë e bankrotimit të Fondit. 9
Druckschrift
Propozimet për skemën e sigurimeve shëndetësore : Ilir Hoxha, Medina Braha
Einzelbild herunterladen
verfügbare Breiten