Pyetjet Cilat janë masat konkrete që do të mundësojnë qasjen e qytetarëve në shërbimet shëndetësore? Cilat janë masat konkrete që do të lehtësojnë barrën financiare që lidhet me shfrytëzimin e shërbimeve shëndetësore? Situata ideale sistemin publik, rregullimin administrativ e ligjorë të angazhimit në sistemin publik dhe privat, një kontroll më efektive ligjor të funksionimit të sektorit privat, si dhe një mbikëqyrje efektive të respektimit të ligjit në institucionet shëndetësore publike që është shoqëruar me një angazhim në rritjen e vetëdijes për parandalimin e informalitetit dhe korrupsionit. Masat e re-distribuimit të profesionistëve shëndetësorë janë qenësore për sigurimin e qasjes adekuate të popullatës në shërbimet shëndetësore në lokacionet ku ato nuk ekzistojnë ose janë në mungesë. Organizimi i shërbimeve shëndetësorë përmes aktivizimit të shërbimeve mobile ose alokimit ditorë të profesionistëve shëndetësor është masë shtesë që mund të zëvendësoj re-distribuimin në rastet kur një gjë e tillë është jo reale ose shumë e kushtueshme. Krijimi i infrastrukturës në vendet që qasja është e vështiruar po ashtu është një masë efektive për përmasimin e qasjes në shërbimet shëndetësore. Programet shtetërore që inkurajojnë shfrytëzimin e shërbimeve nga komunitetet e margjinalizuara janë esenciale për adresimin e barrierave jo financiare drejt qasjes në shërbimet shëndetësore për këto komunitete Rregullimi i bashkë-pagesave për shërbime është një prej elementeve kryesore që duhet të realizohet me paramendim dhe që ka efekt edhe në barrën financiare edhe në qasjen në shërbimet shëndetësore. Skemat e bashkë-pagesave duhet t'ju përshtaten kontekstit Kosovarë dhe duhet në veçanti të kenë parasysh, nivelet e të ardhurave të personave që shfrytëzojnë shërbimet shëndetësore, si dhe rëndësinë dhe emergjencën e shërbimit që kërkohet. Në këtë mënyrë efektivisht do të rregullohej barra financiare edhe limitimi në qasje që mund të afektohen nga bashkë-pagesat. Sigurimi i furnizimit adekuat të institucioneve shëndetësore është parakusht për normalizimin e sistemit shëndetësorë në Kosovë sidomos atij spitalorë. Kjo mund të rregullohet me kombinim të masave për planifikim, prokurimin dhe menaxhimin të furnizimeve mjekësore, rritjen e fondeve që janë në dispozicion për furnizime shëndetësore, si dhe mbrojtjen nga keqpërdorimi i furnizimeve shëndetësore. 11
Druckschrift
Propozimet për skemën e sigurimeve shëndetësore : Ilir Hoxha, Medina Braha
Einzelbild herunterladen
verfügbare Breiten