Situata Qëllimi kryesor i reformës së filluar në mandatin qeverisës 2011-2014 ka qenë përmirësimi i cilësisë, përshtatshmërisë dhe efikasitetit të ofrimit të shërbimeve shëndetësore dhe përmirësimi i mbrojtjes financiare të qytetarëve në rast të nevojës për kujdes shëndetësor. 1 Elementet kyçe të kësaj reforme kanë qenë:(i) futja e një sistemi të detyrueshëm të sigurimit shëndetësor me themelimin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore,(ii) ridizajnimi i funksioneve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe krijimi i Odave të Profesionistëve Shëndetësorë dhe(iii) ridizajnimi i strukturës organizative të institucioneve të kujdesit shëndetësor, duke përfshirë krijimin e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës(SHSKUK), si ofrues të shërbimeve shëndetësore spitalore. 2 Me miratimin e Ligjit të ri të Shëndetësisë në dhjetor të vitit 2012, dhe më vonë Ligjit për Sigurimin Shëndetësor dhe Ligjin për Odat e Profesionistëve Shëndetësorë, reforma ka kaluar nga planifikimi në zbatim. Strategjia ekzistuese e Sektorit të Shëndetësisë 2017-2021 ka për detyrë udhëheqjen e zbatimit afatgjatë të reformës. 3 Krijimi i SHSKUK ka qenë një hap kontrovers i reformës shëndetësore. Në parim, SHSKUK-ja, shpesh e referuar si shërbimi profesional ose shërbimet e linjës, ka pasur qëllim të integrojë sistemin e kujdesit shëndetësor spitalorë(QKUK 4 dhe spitalet regjionale) përgjatë vijave profesionale(për shembull, gjinekologji, neonatologji, kirurgji, etj.)(Figura 1). Klinikat e QKUKsë me këtë model do të ishin në maje të menaxhimit të shërbimeve profesionale(specialistike) nëpër gjitha spitalet regjionale publike të Kosovës. Edhe pse në parim një ide interesante, ky nocion është zhvilluar pa një analizë të mirë të përfitimeve dhe efekteve që mund të ketë në sistemin shëndetësor. Është menduar se ky ri-organizim do të sjell deri te ofrimi i shërbimeve cilësore shëndetësore bazuar në performancë, efiçiencë dhe efektivitet. Po ashtu është menduar se ky sistem do të bashkërendojë shërbimet e specializuara shëndetësore dhe të sigurojë një nivel të lartë të shkëmbimit të njohurive dhe përvojës profesionale ndërmjet institucioneve përbërëse. 5 Problemi qëndron në faktin se ky model nuk është testuar botërisht dhe se ka një përvojë të limituar në një nga rajonet administrative të Suedisë. Ky element i reformës mund të komplikojë implementimin e reformës së financimit të shëndetësisë. Për shembull, kontraktimi për shërbimet shëndetësore është një prej 1 LuxDev(2017). Analiza e situatës në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës 2 LuxDev(2017). Analiza e situatës në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës 3 LuxDev(2017). Analiza e situatës në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës 4 Qendra Klinike Universitare e Kosovës 5 LuxDev(2017). Analiza e situatës në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës 3
Druckschrift
Problemi me Sherbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës : Ilir Hoxha, Medina Braha
Einzelbild herunterladen
verfügbare Breiten