edhe më jofunksional sistemin publik dhe është duke ndikuar negativisht në spitalet regjionale që tashmë kanë qenë funksionale brenda sistemit ekzistues. Efekt tjetër negativ është një kontroll i plotë mbi burimet e sistemit të kujdesit shëndetësor spitalor, në veçanti, mbi burimet financiare, emërimin e menaxhmentit të spitaleve rajonale dhe QKUK, si dhe përzgjedhjen dhe punësimin e personelit shëndetësor. Figura 2. Organizimi aktual i SHSKUK SHKSKUK QKUK Spitali Regjional Prizren Spitali Regjional Gjilan Spitali Regjional Mitrovicë Zbatimi i konceptit të SHSKUK ka rezultuar me futjen në kontroll menaxhues të spitaleve regjionale nga SHSKUK. Thjeshtë është krijuar një organizatë ombrellë që menaxhon gjithë sektorin spitalorë shëndetësorë publik në Kosovë që nuk ka qenë ideja origjinale për SHSKUK. Qëllimi i këtij policy brief është të vlerësojë ofertën e partive politike për zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017 karshi një prej problemeve kyçe të sektorit shëndetësor në Kosovë, që është rishikimi i sistemit të Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës. Ne jemi interesuar në veçanti të kuptojmë planet konkrete për rishikimin e sistemit aktual dhe masat konkrete që synojnë të bëjnë atë ,një sistem funksional shëndetësorë në sektorin publik. 5
Druckschrift
Problemi me Sherbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës : Ilir Hoxha, Medina Braha
Einzelbild herunterladen
verfügbare Breiten