Konkluzat dhe rekomandimet Përderisa propozimet nga koalicioni i udhëhequr nga LDK-ja si dhe Lëvizja Vetëvendosje japin disa principe të përgjithshme sa i përket masave që do të ndërmarrin lidhur me riorganizimin e SHSKUK-së, koalicioni i udhëhequr nga PDK dukej se pat një ofertë me masa konkrete për riorganizimin e sistemit spitalor publik që korrespondon me nevojat në terren. Duhet të pranohet që Lëvizja Vetëvendosje ofron një spektër të rëndësishëm të masave përcjellëse që janë parakushte të rëndësishme për reformimin e duhur të sistemit edhe pse s'janë specifik me masat që lidhen direkt me ri-strukturimin e SHSKUK-së. Janë dy çështje themelore qe nuk janë komplet të specifikuara në programet politike e që janë qenësore për progres. Së pari, principi themelor është se SHSKUK-ja mund të mbetet një mundësi e mirë për të adresuar disa çështje kyçe në sistemin e kujdesit shëndetësor, por jo të jetë njësia udhëheqëse/administruese e sistemit publik spitalor në Kosovë. SHSKUK-ja mund të jetë një mekanizëm për koordinim më të mirë të kujdesit shëndetësor, vlerësim të vazhdueshëm të performancës së institucioneve shëndetësore, fuqizim të standardeve të kujdesit, përkrahës në ndërtimin organizativ të spitaleve dhe ndihmës në procesin e planifikimit të burimeve njerëzore e madje edhe në aktivitetet prokuruese. Edhe zhdukja e saj nga sistemi është opsion dhe është më pak i keq se situata aktuale. Së dyti, kushdo që e marr timonin për drejtimin e sektorit shëndetësor duhet të punojnë në rishikimin e të gjitha instrumenteve ligjore që definojnë sistemin aktual. Kjo mund të përfshijë rishqyrtimin e ligjit të shëndetësisë, udhëzimit administrativ që rregullon punën e SHSKUK-së si dhe statutit e SHSKUK-së. Kjo do duhet të realizohet me një proces konsultativ që siguron një pjesëmarrje substanciale të gjitha palëve relevante. Pas kësaj, duhet të definohet një plan afatmesëm për realizimin e masave ligjore dhe të realizohet tranzicioni i plotë pa i bërë edhe një shok të ri sistemit shëndetësor në vend. Në këtë proces është esenciale që publiku, e në veçanti menaxhmenti i njësive spitalore dhe profesionistët shëndetësorë, të jenë mirë të informuar dhe pjesëmarrës në procesin e tranzicionit. Një model për organizimin spitalorë në Kosovë - Ministria e Shëndetësisë mund të shqyrtojë mundësitë përbrenda kornizës ekzistuese ligjore për të rritur dhe përkufizuar autonominë e 7
Druckschrift
Problemi me Sherbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës : Ilir Hoxha, Medina Braha
Einzelbild herunterladen
verfügbare Breiten