The Effect Of Covid-19 Pandemic in Kosovo Prishtina HYRJE Në prag të ndryshimeve dhe vështirësive që vijnë nga ndikimi i virusit korona(COVID-19) dhe gjendjes pandemike, Kosova është duke përjetuar një shkallë të lartë të pasigurisë në dimensione të ndryshme si: shëndetësia, ekonomia, arsimi etj. Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndërmarrë një sërë veprimesh kritike për të kontrolluar rëniet të shkaktuara nga pandemia në mënyrë që të adresojë kërcënimet në rrafshin shëndetësor dhe ekonomik. Një sërë masash janë përshtatur dhe prezantuar për të shërbyer si mjete për qeveritë qendrore dhe lokale për të lehtësuar dhe zbutur efektet e pandemisë COVID-19. Ndikimi ekonomik dhe ndryshimet në projektimet financiare në Kosovë kanë vendosur presion të madh buxhetor mbi qeveritë e nivelit qendror dhe lokal. Përveç efektit fiskal në nivelin qendror, pandemia COVID-19 ka prekur seriozisht komunat, duke pasur parasysh ndërlidhjen fiskale mes dy niveleve të qeverisjes. Niveli lokal është përballur me vështirësi si rezultat i ndryshimeve thelbësore në buxhetim dhe menaxhim financiar. Për shkak të goditjes ekonomike nga koronavirusi, qeveritë lokale në Kosovë kanë vërejtur një rënie të ndjeshme të tatimit mbi të ardhurat, taksës së shitjes dhe të ardhurave të tjera. Kombinimi i rrjedhave negative siç janë, ulja e të ardhurave, rritja e nivelit të papunësisë dhe kostot e larta shëndetësore kanë shkuar në rënie dhe mungesa të parashikuara të buxhetit për nivelin komunal. Ndikimi i këtyre ndryshimeve në të ardhura, paraqet rënie të mundshme dhe të pafavorshme të infrastrukturës, shëndetësisë, arsimit dhe investimeve të tjera të rëndësishme. Të gjitha këto rënie pritet të sjellin pasoja negative në sektorin e shërbimeve publike në nivelin lokal në Kosovë. Ky punim, synim ka raportimin mbi ndryshimet në financat komunale dhe buxhetin në Republikën e Kosovës si rezultat i pandemisë COVID-19. Raporti tregon një perspektivë të buxhetit të komunave si një implikim të menaxhimit të krizës. Për më tepër, raporti tregon një perspektivë të buxhetit të komunave si një implikim të menaxhimit të krizës, duke analizuar efektin e pandemisë në shpenzimet qeveritare dhe të hyrat vetanake. 4
Druckschrift
Efekti i pandemisë COVID-19 në Kosovë : rezultatii buxheteve komunale
Einzelbild herunterladen
verfügbare Breiten