The Effect Of Covid-19 Pandemic in Kosovo Prishtina PËRGJEGJËSIA E PUSHTETIT LOKAL Përkundër ndryshimeve të mëdha në skenarin e biznesit si zakonisht për nivelin lokal në Kosovë, komunat kanë qenë të angazhuara në mënyrë aktive në ndërmarrjen dhe zbatimin e masave mbrojtëse dhe parandaluese për të kontrolluar shpërthimin e virusit COVID-19. Pas një koordinimi të suksesshëm me nivelin qendror, shumë prej masave të prezantuara nga komunat në Kosovë rrjedhin nga vendimet e qeverisë qendrore. Si plotësim i këtyre vendimeve, niveli lokal ka ngritur mekanizma lokalë institucionalë dhe operacionalë për të adresuar kërcënimet dhe sfidat që vijnë për situatën e emergjencës publike. 10 Efekti i ndryshimeve në perspektivën financiare lokale në Kosovë është bërë i rëndë për komunat në Kosovë. Siç mund ta shohim nga të dhënat e paraqitura më lart, ulja e dukshme e tatimit mbi të ardhurat, tatimi i shitjes dhe të ardhurat e tjera në nivelin komunal janë kërcënime për stabilitetin financiar afatshkurtër dhe afatgjatë në komuna. Kombinimi i treguesve negativë, siç janë, ulja e të ardhurave, rritja e nivelit të papunësisë dhe kostot e larta shëndetësore çojnë në projekte të mungesave të buxhetit për nivelin komunal. Ndikimi i këtyre ndryshimeve në të ardhura paraqet shkurtime të mundshme dhe të pafavorshme të infrastrukturës, shëndetësisë, arsimit dhe investimeve tjera të rëndësishme në nivelin komunal. Të gjitha këto shkurtime të shpenzimeve do të sjellin pasoja negative në sektorin e shërbimeve publike në nivelin lokal në Kosovë. Duke marrë parasysh natyrën e panjohur të virusit COVID-19 dhe paqartësitë për zhvillimet në të ardhmen, është thelbësore që komunat të mbajnë rolin e tyre dinamik dhe koordinimin efektiv me nivelin qendror në përfitim të sigurimit të një shoqërie më të shëndetshme. 10 Study on Emergency Needs and Socio-Economic Impact of Covid19 on Local Government in Kosovo. The Association of Kosovo Municipalities. 14
Druckschrift
Efekti i pandemisë COVID-19 në Kosovë : rezultatii buxheteve komunale
Einzelbild herunterladen
verfügbare Breiten