The Effect Of Covid-19 Pandemic in Kosovo Prishtina TË ARDHURAT VETANAKE Kapaciteti fiskal i qeverive lokale në Kosovë, i cili përbën kapacitetin për të mbledhur të ardhura për të siguruar funksionimin e qeverive, është ulur gjatë menaxhimit të krizës pandemike. Për shkak të aktivitetit të dobët ekonomik dhe ndryshimeve në politikat tatimore, hendeku midis të ardhurave të mbledhura dhe shpenzimeve të kërkuara për të adresuar pandeminë është rritur. Si pasojë, ky ekuilibër fiskal i dëmtuar ka lënë qeverinë lokale me mjete të pamjaftueshme për të trajtuar krizën dhe varet shumë nga niveli qendror. Mbështetja e lart e të ardhurave lokale nga burimet e veta mbi taksat është bërë një rrezik i veçantë. Me vendimin e Ministrisë së Financave dhe Transfereve(Rregullorja Nr. 05/2020) për të pezulluar pagesat e tatimit në pronë, mbledhja e të ardhurave nga tatimi në pronë do të mbetet e shkurtër. Së bashku me aktivitetin e ulur në sektorin e ndërtimit, rrjedhimisht ulja e të ardhurave nga licencat e biznesit dhe lejet e ndërtimit, kjo do të rezultojë në një rënie të ndjeshme të të ardhurave nga burimet vetanake në vitin 2020. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave dhe Transfereve, ka pasur një rënie të ndjeshme të të hyrave vetanake në gjysmën e parë të vitit 2020. Të ardhurat e mbledhura në vitin 2020, përbëjnë rreth 5.8 milionë Euro, të cilat në krahasim me ato të vitit 2019 janë afërsisht 9.3 milionë Euro më pak për të njëjtën periudhë. (Grafiku 1). Janar Shkurt Mars Prill Grafiku 2. Ndryshimet në parashikimin financiar; Tremujori i parë 2019 dhe 2020 Burimi: Të dhënat e MF, Thesari i Kosovës 12
Druckschrift
Efekti i pandemisë COVID-19 në Kosovë : rezultatii buxheteve komunale
Einzelbild herunterladen
verfügbare Breiten