Prishtina Raport mbi performancën e komunave në fushën e komunikimit me qytetar/e Hyrje Transparenca, llogaridhënia, dhe pjesëmarrja qytetare janë elemente thelbësore të demokracive moderne, si në nivelin qëndror ashtu edhe në atë lokal. Komunat që qeverisin mirë, nuk qeverisin të vetme. Në fakt, qeverisja e mirë nënkupton institucione efektive dhe pjesëmarrje të të gjitha grupeve dhe interesave të shoqërisë. Në qeverisjet që bazohen në pjesëmarrje të gjerë të qytetarëve, reflekohet më së miri parimi i llogaridhënies dhe transparencës insti tucionale. Ofrimi i shërbimeve për qytetarë, transpa renca, llogaridhënia, dhe pjesëmarrja qytetarë janë kruciale në arritjen e stan dardeve Evropiane të qeverisjes. Këto standarde, të konceptualizuara qysh më 2008 në Strategjinë e Inovacionit dhe Qeverisjes së mirë në Nivel Lokal e Këshillit të Evropës,janë standardet të cilat Komunat e Kosovës mundohen t'i arrijnë. Kjo analizë e shkurtër, tashmë studim trendi e nisur në vitin 2019 nga Instituti Demokraci për Zhvillim, analizon perceptimet e qytetarëve lidhur me nivelin e zbatimit të tri parimeve bazë të qeverisjes lokale në Kosovë, saktësisht llogaridhënien, transparencën dhe pjesëmarrjen e qytetarëve. Për më shumë, qëllimi i këtij dokumenti analizues është ofrimi i rekomandimeve konkrete lidhur me forcimin dhe përmirësimin e politikave publike në fushat e lartpërmendura. Të dhënat kryesore tregojnë që ende ka mungesë të ndërlidhjes së punës së komunave me kërkesat e qytetarëve, duke bërë kështu që llogaridhënia të mos jetë në nivel të kënaqshëm. Gjithashtu, sfidë për qeverisjet lokale në Kosovë mbetet edhe pjesëmarrje e qytetarëve në procese të rëndesishme vendimmarrësë, duke marrë parasysh se qytetarët nuk janë mirë të informuar për punën e komunave, dhe rrjedhimisht ata ndjejnë që shërbimet e marra nga zyrtarët komunal nuk janë në nivel të duhur të kënaqshmërisë. Metodologjia Për të siguruar një analizë të nivelit të zbatimit të parimeve të llogaridhënies, transparencës, dhe pjesëmarrjes qytetarë në nivelin lokal në Kosovë, ky raport përdor metodën e anketimit publik përmes omnibusit. Gjetjet e kësaj ankete janë përpunuar, analizuar dhe paraqitur në këtë dokument. Një anketë e opinionit publik përmes omnibusit u krye në qershor të vitit 2020 për të kuptuar nivelin e kënaqshmërisë së qytetarëve me shërbimet komunale, llogaridhënien e komunave ndaj qytetarëve, si dhe komunikimin e qytetarevë me komuna. Gjithsej janë parashtruar pesë pyetje në total në anketë, duke ndjekur metodologjinë e marrjes së mostrës së rastësishme. Në anketë u përfshinë 1065 të anketuar(48.5% gra dhe 51.5% burra), mostër e dizajnuar për sigurimin e mostrës përfaqësuese me prag besueshmërie prej ± 3%, e shtresuar sipas etniciteteve: shqiptar, serb, dhe minoritete jo-serbe. Shtrirja e anketimit është berë në tërë Kosovën sipas vendbanimeve(urban 43.5% dhe 56.5% rural). Gjetjet e kësaj ankete janë analizuar dhe krahasuar me pyetjet e njejta të bërë në vitin 2019, me metodologji dhe mostër të njejtë. 3
Druckschrift
Raport mbi performancën e komunave në fushën e komunikimit me qytetar/e
Entstehung
Einzelbild herunterladen
verfügbare Breiten