Raport mbi performancën e komunave në fushën e komunikimit me qytetar/e Prishtina Kënaqshmëria e qytetarëve/eve me qeverisjen lokale Përderisa në pyetjen e parë qytetarët janë përgjigjur në kënaqshmërinë e tyre me shërbimet komunale, në këtë pjesë të raportit janë pyetur për perceptimet e përgjithshme me punën e komunave. Ndonëse shërbimet komunale dhe qeverisja lokale janë të ndërlidhura ngushtë me njëra tjetrën dhe supozohet që përgjigjet të jenë relativisht të të njëjtës natyrë, kjo nuk paraqitet në këto të dhëna. Në krahasim me vitin 2019 nuk shohim ndonjë ndryshim të madh në të dhënat e vitit 2020. Kënaqshmëria me qeverisjen lokale është rreth 52%, ku 47.4% të qytetarëve janë të kënaqur me qeverisje, dhe 5.4% janë shumë të kënaqur, që për dallim nga viti 2019 përqindja e atyre që kanë qenë shumë të kënaqur me qeverisje ishte rreth 13.5%. Prapë vërejmë një rritje të numrit të qytetarëve që refuzojnë të përgjigjen, nga rreth 6% në vitin 2019 kjo dyfishohet dhe arrin 12% në vitin 2020. 8
Druckschrift
Raport mbi performancën e komunave në fushën e komunikimit me qytetar/e
Entstehung
Einzelbild herunterladen
verfügbare Breiten