Raport mbi performancën e komunave në fushën e komunikimit me qytetar/e Prishtina Rekomandime Rekomandimet e paraqitura në këtë doku ment janë të bazuara në të dhënat e marra nga pyetësori. Këto rekomandime janë të përgjithshme për komuna dhe ka të tilla që tashmë i kanë të adaptuara këto re komandime. Përmirësimi i komunikimit dhe bashkëpunimit efektiv ndërmjet komunave do të ndihmonte në trajtimin e problemeve përmes mësimeve të nxjerra pasi që shumica e problemeve janë të natyrës së njëjtë. Rekomandimet kryesore nga ky dokument janë: - Të zhvillohen platformat online që mundë sojnë informimin e qytetarëve dhe që ndihmojnë komunikimin mes të komunave dhe qytetarëve për konsultime publike, dëgjime publike, dhe ofrim të shërbimeve si për pajisje me dokumente, kryerje të pagesave përmes e-banking, dhe kontro llimit të faturave. Për momentin komuna e Prishtinës e ofron një bazë të mirë për platformë të tillë dhe kjo mund të adaptohet për çdo komunë. - Përdorimi proaktiv i mediave sociale. Shumica e komunave ekzistuese kanë të hapura faqe në rrjete sociale që mena xhohen nga zyrtarët komunal. Mirëpo, shumica e tyre kanë mungesë të proaktivitetit në përditësimin e tyre me informata për qytetarët, dhe poashtu janë për momentin të fokusuara vetëm në një platformë(në këtë rast Facebook). - Krijimi i platformave ose përdorimi i platformave ekzistuese për diskutime me qytetarët. Shëndrrimi nga diskutimi fizik në diskutim online duhet të konsiderohet nga komunat që kanë pjesëmarrje të vogël të qytetarëve në diskutime publike, dhe në dëgjime buxhetore. Edhe në këtë formë, komunat duhet të zhvillojnë fushata vetëdijësuese për qytetarë në mënyrë që të rrisin pjesëmarrjen e tyre në konsultime dhe dëgjime publike, buxhetore, etj. - Përdorimi i metodave vizuele për të para qitur informata. Mungesa e angazhimit të qytetarëve mund të jetë për shkak të mungesës së paraqitjes së informatave në mënyrë lehtë të kuptueshme. Prandaj, komunat duhet të investojnë në përdorimin e metodave audio dhe vizuele në paraqitjen e informatave. - Planet vjetore të komunave duhet të kenë indikatorë të matshëm që më pas mund të vendosen edhe online për t'u monitoruar nga qytetarët. Kjo mënyrë do të ndihmonte në ngritjen e përgjegjshmërisë së ko munave drejt qytetarëve, rritjen e besimit, dhe përmirësimin e komunikimit ndërmjet qytetarëve dhe komunës. - Qasja në dokumente publike të lehtësohet për qytetarët. Për momentin vetëm 4 nga 38 komuna kanë sisteme online për paraqitje të kërkesave për qasje në dokumente publike dhe që lejojnë përcjelljen e statusit të kërkesave të tyre. 10
Druckschrift
Raport mbi performancën e komunave në fushën e komunikimit me qytetar/e
Entstehung
Einzelbild herunterladen
verfügbare Breiten