Raport mbi performancën e komunave në fushën e komunikimit me qytetar/e Prishtina Shërbimet komunale që kanë pasur përmirësime Në këtë pjesë janë pyetur vetëm qytetarët që janë përgjigjur që janë të kënaqur ose shumë të kënaqur me shërbimet e pranuara nga zyrtarët komunalë. Përqindja e qytetarëve, në vitin 2020, që janë të kënaqur ose shumë të kënaqur me shërbimet e marra nga zyrtarët komunalë arrin në 21.5%. Nga ky grup pastaj janë pyetur se në cilat shërbime komunale kanë vërejtur përmirësime dhe këtu është paraqitur një numër i shërbimeve kryesore që ofrohen nga komunat. Trendet tregojnë që ka ndryshime mirëpo jo në renditjen e shërbimeve që kanë pësuar përmirësime. Në të dy vitet, tre shërbimet komunale që janë perceptuar me më së shumti përmirësime mbesin: përshpejtimi i procedurave për t'u pajisur me dokumente të gjendjes civile, përshpejtimi i procedurave për pajisje me leje ndërtimore, dhe pranimi dhe shqyrtimi i kërkesave. Përderisa shërbimet komunale me më së shumti përmirësime kanë mbetur të njëjtat, vërehen ndryshime pozitive tek pjesa e qasjes në dokumente publike ku në vitin 2019 është vlerësuar nga 10.3% të qytetarëve si shërbim që ka pasur përmirësim, ndërsa kjo është rritur në 14.4% në vitin 2020. Shqetësuese mbetet fakti që buxhetimi sipas kërkesave të qytetarëve nuk perceptohet që ka pasur ndonjë përmirësim të dukshëm, përderisa vetëm 9.9% të qytetarëve e vlerësojnë me përmirësim këtë shërbim. Mungesa e pjesëmarrjes së qytetarëve në dëgjime buxhetore mund të atribuohet edhe në mungesën e informimit të duhur të qytetarëve për mundësitë e pjesëmarrjes, por edhe në mungesën e qasjeve inovative nga komunat për të rritur këtë pjesëmarrje. Së fundmi dëgjimet buxhetore në komuna të caktuara janë duke u mbajtur edhe online, mirëpo ende nuk posedojmë të dhëna që mund të tregojnë për efektet e këtij modeli të dëgjimit publik. Komunikimi i komunës me qytetarët Qytetarët ende ndjejnë që nuk janë të infor muar mjaftueshëm për punën e komunave. Nuk ka pasur ndonjë ndryshim të madh në këtë drejtim pasi që në vitin 2020, 60% e qytetarëve të anketuar mendojnë që nuk janë të informuar mirë ose nuk janë aspak të informuar për punën që bëjnë komunat. Të njëjtat shifra kanë qenë edhe në vitin 2019 sa i përket mungesës së informimit të duhur. I vetmi ndryshim më i madh është tek pjesa e qytetarëve që nuk kanë qëndrim apo refuzojnë të përgjigjen. Nga 4.3% që ishte përqindja e refuzimit në përgjigje në këtë pyetje në vitin 2019 kjo është rritur në 12.7% në vitin 2020. Përqindja e lartë e qytetarëve që vlerësojnë se kanë mungesë të informatave duhet të bëjë që komunat të kenë një qasje më aktive në informimin e qytetarëve e sidomos në përdorimin e mjeteve më të përshtatshme për informim(p.sh mediat sociale). 6
Druckschrift
Raport mbi performancën e komunave në fushën e komunikimit me qytetar/e
Entstehung
Einzelbild herunterladen
verfügbare Breiten