(NISMA), koalicioni qeverisës filloi të bëhet vërtet i dobët dhe situata politike e paqëndrueshme. Si rezultat, edhe një herë, zgjedhjet e hershme kombëtare ndodhën më 8 qershor 2014, pas së cilës partia fituese PDK-ja, nuk mundi të formonte shumicën parlamentare, gjë që çoi në një bllokadë politike. Në të njëjtën kohë, partitë e opozitës, LDK që u rendit e dyta në zgjedhje, Vetëvendosja(VV), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës(AAK) dhe NISMA formuan një koalicion kundërshtar me synimin për të formuar qeverinë. Ajo që rezultoi ishte një veprim i paparë që çoi në një koalicion qeverisës të dobët dhe të trazuar. LDK-ja u nda nga koalicioni opozitar dhe u bashkua me PDK-në për të formuar qeverinë. Kjo çoi në një tjetër mandat shumë të shkurtër të qeverisë, i rrënuar nga një opozitë shumë aktive dhe madje edhe të dhunshme, dhe një kuvend jofunksional që nuk mund të kalonte ligjet dhe të merrte vendime me rëndësi vitale kombëtare. Ngrirja politike që pasoi zgjedhjet e vitit 2014, së bashku me mungesën e një"epoke" shumë të pritshme politike në dritën e largimit të LDK-së nga koalicioni i opozitës, vetëm sa ushqeu edhe më tej dëshpërimin e një popullate të rraskapitur në aspektin shoqëror, e cila mund të diskutohet se ishte një nga shkaqet themelore të valës së emigrimit të vitit 2015. Këtu kemi përsëri një tjetër bllokim politik që e vuri të gjithë vendin në një bllokadë zhvillimore nga pranvera 2014 kur situata filloi të përkeqësohej, deri sa u formua një qeveri e re e që ndodhi në vjeshtë 2014. Ajo që pasoi ishte një tjetër qeveri koalicioni, e dobët dhe shumë e kontestuar, e cila do të sfidohej nga fillimi dhe kjo nuk mund të bënte shumë përsa i përket miratimit të vendimeve dhe ligjeve përmes procesit parlamentar. Ky mandat përfundoi gjithashtu në gjysmë të rrugës, me daljen e PDK-së nga koalicioni dhe votimi i mosbesimit në maj 2017, i cili më pas çoi në zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit 2017(Global Security, 2017). Përkundër rezultateve të zgjedhjeve të fundit që janë premtuese për mënyrën se si duket se njerëzit votojnë ndryshe në krahasim me zgjedhjet e mëparshme dhe se si kjo do të mund të nënkuptonte qytetarin më të vetëdijshëm dhe më aktiv, të gatshëm të ndëshkonte zyrtarët e zgjedhur që nuk kanë përmbushur premtimet e tyre, pyetja mbetet, nëse qeveria e re do të krijohet aq shpejt sa të mos lejojë vazhdimin e ciklit vicioz të ngërçit politik dhe të stagnimit të gjerë të vendit. Në fund mund të themi se, sa herë që Kosova ka paqëndrueshmëri politike, një tjetër qeveri jofunksionale, një tjetër grup zgjedhjesh të parakohëshme dhe një mandat i papërfunduar qeverisës, lënë pasoja të rënda për popullin e saj. Në të gjitha këto raste, populli i Kosovës vuan pasojat e: ndalimit të të gjitha punëve normale qeveritare; funksionimit shumë më të ngadalshëm të institucioneve shtetërore dhe institucioneve lokale; efektet pasuese të marrëdhënieve të jashtme që ngadalësohen si rezultat i një qeverie që nuk mund të marrë më shumë vendime ekzekutive, dhe përfundimisht, pasojat e humbjes së fondeve për shkak të pamundësisë për të marrë vendime ekzekutive sapo një mandat qeveritar të jetë ndërprerë e deri sa të formohet qeveria e re. Përveç kësaj mungesa e plotë e traditës së dorëzimit midis administratave, ku kemi administratën e re që fillon pothuajse nga zero, dhe rezultati është një humbje diku nga 3 deri në 6 muaj të punës normale të qeverisë derisa një qeveri e re të konsolidohet, apo ndoshta edhe deri në një vit shtesë, për ta thënë në mënyrë modeste, derisa qeveria e re t'i rrokë detyrat e tyre të reja dhe të jetë e vetëdijshme për sfidat dhe 9
Druckschrift
Sfidat e sigurisë njerëzore në Kosovë : destabiliteti politik në Kosovë dhe implikimet për sigurinë njerëzore të popullatës
Entstehung
Einzelbild herunterladen
verfügbare Breiten