mbingarkuar me informacion dhe ndryshim në një mjedis që nuk ka dhënë mbështetjen e duhur (Coleman, Siguria njerëzore në Kosovë: ana tjetër e sigurisë kombëtare?, 2016). Përderisa qëllimi i një vendi të ri si Kosova duhet të jetë bërja e shtetit të aftë dhe të gatshëm për përmbushjen e detyrave dhe obligimeve të veta ndaj qytetarëve të vet, Kosovës i mbeten ende mangësi të mëdha në fusha të ndryshme që lidhen me sigurinë njerëzore të qytetarëve të Kosovës. Këto mangësi i bëjnë qytetarët kosovarë edhe më të ndjeshëm, sidomos në një mjedis ku stabiliteti politik është në nivelin më të keq dhe ku zgjedhjet e parakohshme duket se pllakosin pothuajse çdo mandat të qeverisë, duke e bërë përparimin e Kosovës edhe më të papërshtatshëm. Për të dhënë një pasqyrë më të qartë për gjendjen e qytetarëve kosovarë sa i përket sigurisë njerëzore, vlen të përmendim disa shembuj. Sipas një hulumtimi, qytetarët e Kosovës vuajnë"nga mungesa e mundësive për punësim, mungesa e sigurisë së punës dhe mungesa e mjeteve financiare për të siguruar përmbushjen e nevojave të tyre bazë (ushqim, strehim, veshmbathje, qasje në arsim dhe kujdes shëndetësor, etj.)"(Coleman, Siguria njerëzore në Kosovë: ana tjetër e sigurisë kombëtare?, 2016). Kërcënimet ndaj sigurisë ekonomike në Kosovë janë përkeqësuar edhe më tej. Përkundër përpjekjeve të fundit për përmirësime, duke shikuar gjendjen e kujdesit shëndetësor në Kosovë, hulumtimet tregojnë se ende ka shumë pengesa që shumica e qytetarëve përballen kur kanë nevojë për kujdes mjekësor. Shuma e lartë e kostos nga xhepi e kujdesit shëndetësor është një nga sfidat më dominuese. Qeveria e Kosovës ka dështuar në zbatimin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, rreth 85% e qytetarëve mbeten pa sigurim shëndetësor. Efektet më të rënda i vuajnë ata që tashmë janë në kufijtë e varfërisë, të cilët përfundojnë duke paguar për kostot e paparashikuara të kujdesit shëndetësor. Kjo, si rezultat ka efektin varfërues të më të varfërve. Kombinimi i kostos së lartë të kujdesit shëndetësor dhe sfidave të tjera në sigurimin e kujdesit të mjaftueshëm shëndetësor e bën popullin e Kosovës dhe Kosovën edhe më të rrezikuar. Një standard i ulët i shëndetit mund të lidhet me një ekonomi më të dobët dhe një popullsi që është më pak e aftë të ushtrojë të drejta të tjera kushtetuese(Coleman, Rekomandimet e politikave për kujdesin shëndetësor në Kosovë, 2016). "Kostoja e lartë e kujdesit shëndetësor, sidomos për ata që janë më të prekur nga ekonomia e dobët dhe mungesa e mundësive për punësim, dobëson më tej popullsinë dhe ndikon negativisht në aftësinë e saj për të marrë pjesë në jetën politike, ekonomike apo shoqërore". Qeveria e Kosovës, duke pranuar nevojën për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët e vet, ka ndërmarrë hapat fillestarë dhe ka miratuar Ligjin për Sigurimet Shëndetësore, por zbatimi i këtij ligji ka rezultuar i keqkoordinuar dhe ka stagnuar tërësisht; e qytetarët e Kosovës mbeten kryesisht të pasiguruar dhe vuajnë shërbimet e ulëta shëndetësore në përgjithësi, por sidomos në lidhje me aftësitë e diagnostikimit të hershëm. Përkundër kësaj, ka mungesë të debatit të rëndësishëm publik për përgjegjësinë e shtetit për të zgjidhur këto çështje menjëherë, dhe pasojat e mundshme të mosveprimit. Çështja e kujdesit shëndetësor nuk është shikuar nga prizmi i sigurisë humane dhe sigurisë shoqërore të qytetarëve të Kosovës apo rritjes së përgjithshme ekonomike të vendit (Coleman, Rekomandimet e politikave për kujdesin shëndetësor në Kosovë, 2016, Coleman, Siguria 11
Druckschrift
Sfidat e sigurisë njerëzore në Kosovë : destabiliteti politik në Kosovë dhe implikimet për sigurinë njerëzore të popullatës
Entstehung
Einzelbild herunterladen
verfügbare Breiten