Shërbimet e orientuara drejt klientit dhe shërbimeve në sektorin publik dhe privat : Një botë moderne e biznesit bazohet në funksionimin e shërbimeve publike të administratës. Përveç kësaj, shërbimet janë një sektor ndërsektorial që prek të gjitha fushat e ekonomisë dhe me kualifikimet e duhura kontribuon dukshëm në rritjen ekonomike. Strategjia për veprim të koordinuar Së bashku me të gjitha departamentet dhe gjithashtu akterët udhëheqës të sektorit privat të ekonomisë, detyrat e ndryshme të një koncepti të përgjithshëm publik për zhvillimin e Kosovës duhet të përshkruhen përmes një"road map"(udhërrëfyes), e cila do të përmbante një renditje realiste të hapave drejt realizimit dhe kontrollimit të zhvillimit. Sipas Ligjit për Shoqëritë Tregtare dhe ligjeve të tjera të zbatueshme, Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës aktualisht regjistron format ligjore të mëposhtme të shoqërive tregtare: biznes individual, ortakëri e përgjithshme, ortakëri e kufizuar, shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, shoqëri aksionare, degët e kompanive të huaja dhe kooperativat bujqësore. Koordinimi i zhvillimit : Asnjë nga këto fusha të orientuara drejt së ardhmes nuk mund të zhvillohet e pavarur nga të tjerat modernizimi dhe zhvillimi i tyre varen reciprokisht. Ekspertët e jashtëm si partnerë : Për realizimin e këtyre qëllimevej prej fillimit duhet të përfshihen partnerët e bashkëpunimit ndërkombëtar me përvojat e tyre specifike në shtetet në transformacion. Përdorimi i të gjitha burimeve financiare ekzistuese : Përveç kësaj, duhet shpejtë të zgjerohen kapacitetet institucionale dhe aftësitë individuale teknike dhe menaxheriale për të qenë në gjendje të shfrytëzohen plotësisht dhe në mënyrë kompetente të gjitha fondet e BE-së në dispozicion. 5
Druckschrift
Politika të mira arsimore për ekonomi të suksesshme : Pozitat e Fondacionit Friedrich Ebert me fakte, teza për një kornizë trajtimi për hartimin e një arsimi të orientuar kah ardhmëria dhe politika e tregut të punës në Kosovë
Einzelbild herunterladen
verfügbare Breiten