Bashkëpunim i ngushtë ndërmjet sektorit shtetëror dhe atij privat Në një ekonomi moderne, ekziston një nevojë për bashkëpunim kuptimplotë midis shtetit dhe akterëve ekonomikë. Sektori privat mban një masë të madhe të përgjegjësisë për zhvillimin e një vendi. Prandaj, duhet të integrohet më mënyrë të përshtatshme kudo ku vetëm një bashkëpunim mund të sjellë përparim. Kjo është në interes të përbashkët. Një fushë thelbësore e bashkëpunimit të nevojshëm është kualifikimi profesional nga arsimi bazë drejt arsimit të mëtutjeshëm dhe masave të arsimit të vazhdueshëm. Shteti duhet të vendosë kushtet e duhura , për shembull në sistemin arsimor, ndërsa ekonomia duhet të jetë përgjegjëse për përmbajtjen dhe lidhjen praktike me botën e punës. Kësaj duhet t'i shtohet një politikë aktive e tregut të punës që nëpërmjet këshillave dhe mbështetjes së mirë(si ndërmjetësimi i ofertave për kualifikim) lidh nevojat e ekonomisë me qëllimet e atyre që kërkojnë arsim në mënyrë kuptimplote dhe efektive. Përshkrimi i profesioneve dhe profileve të punës Burimet njerëzore: Popullsia e punës në Kosovë është shumë e re. Në përgjithësi, megjithatë, ekziston një mungesë e kualifikimeve specialiste në të gjitha nivelet e ekonomisë. Me një trajnim të mirë dhe specifik, fushat e përmendura mund të përmirësohen dhe të zgjerohen në mënyrë të përshtatshme. Kjo do të sigurojë angazhim të qëndrueshëm në marrëdhënie të rregullta të punës. Një hap i mundshëm i një bashkëpunimi të nevojshëm midis shtetit, arsimit dhe biznesit për të zhvilluar një ofertë të mirë të punëtorëve të kualifikuar në sektorin akademik dhe jo-akademik do të ishte: Profesionet kryesore : Identifikimi i përbashkët dhe definimi modern i profesioneve më të rëndësishme dhe më të nevojshme të profesioneve kryesore ne sektorët e ardhshëm të ekonomisë së Kosovës. Kurrikulat e orientuara drejt praktikës : Zhvillimi i përbashkët i përmbajtjes së arsimit profesional dhe kurrikulave për kualifikimin profesional të integruar shkollor dhe praktik. Verifikimi : Monitorimi i përbashkët- p.sh. në mbajtjen e provimeve- i aplikimit të standardeve dhe përmbajtjeve e dakorduara. Certifikimi : krijimi i përbashkët i një potenciali të kualifikuar specialist me kualifikime përgjithësisht të pranuara që mund të përmbushin gjithashtu standardet ndërkombëtare. 6
Druckschrift
Politika të mira arsimore për ekonomi të suksesshme : Pozitat e Fondacionit Friedrich Ebert me fakte, teza për një kornizë trajtimi për hartimin e një arsimi të orientuar kah ardhmëria dhe politika e tregut të punës në Kosovë
Einzelbild herunterladen
verfügbare Breiten