Kurrikula sipas parimit dual për të gjitha nivelet profesionale Një arsim profesional i orientuar kah e ardhmja duhet të ketë si parim bashkëpunimin më të fortë ndërmjet shkollave profesionale dhe kompanive. Të rinjve duhet t'u jepet mundësia për të njohur botën e punës edhe gjatë arsimimit të tyre profesional dhe kështu të përgatiten më mirë për tregun e punës. Në përgjithësi është e nevojshme që arsimi profesional, arsimi i mëtejshëm dhe arsimi shtesë të orientohen në praktikë si dhe të integrohen më mirë praktika dhe teoria. Kështu, merren parasysh në njërën anë kërkesat aktuale të tregut të punës dhe në anën tjetër vendosen themelet që punonjësit që të jenë në gjendje të kualifikohen më tej. Për të përcaktuar kërkesat përkatëse dhe profilet e arsimit profesional, një bashkëpunim i ngushtë ndërmjet arsimit profesonal dhe biznesit është i pashmangshëm: Kërkesat praktike : Ekonomia mund të vlerësojë më së miri se cilat kualifikime janë parakushte qenësore për atë aktivitet profesional. Integrimi : Kjo vlen si për përmbajtjen teorike poashtu për edhe përmbajtjen praktike të arsimimit. Dhe kjo duhet të vlejë për kualifikimet e shkathtësive të ulëta, të mesme dhe të larta. Sistemi i graduar : Prandaj duhet paraparë periudha të arsimimit të renditura dhe të ndërlidhura me njëra tjetrën(për shembull, ½ për kualifikimet bazë, një tjetër 1- 1 ½ vite për kualifikime të mesme etj.) që përfundojnë me certifikata të njohura. Niveli ndërkombëtar : Element përcaktues i shumë profileve të arsimit profesional duhet të jenë gjithashtu kërkesat ndërkombëtare për shumë kualifikime profesionale(siç janë aftësitë për të përmbushur standardet e kërkuara ndërkombëtarisht etj Sistemi Gjithëpërfshirës i Qendrave Multi-funksionale(MFZ) Ofrimi i trajnimeve profesionale në Kosovë nuk është i shtrirë në tërë vendin. Veçanërisht zonat rurale janë larg ofrimit të perspektivave të mira sidomos për të rinjtë. Në planin afatgjatë, një sistem i trajnimit profesional në Kosovë duhet të ofrojë një zgjidhje të mirë për problemet kryesore: Qendrat Multi-funksionale : Me ofertën e tyre gjithëpërfshirëse në nivelet e ndryshme të kualifikimit profesional ato ofrojnë mundësinë më të mirë për një përmirësim të shpejtë të ofertës Mundësi për të gjithë : Të gjithë të rinjëve që dëshirojnë një vend pune duhet t'u jepet mundësia për të marrë një kualifikim. Edhe në zonat e largëta duhet të ofrohet së paku një arsim bazë mbi të cilin mund të ndërtohet. Nje shkollim i mirë i orientuar drejt nje profesioni nuk duhet të jetë çështje e burimeve financiare të nxënësve dhe prindërve. Për të rinjtë që janë të gatshëm të mësojnë, duhet të ofrohen konvikte etj, sidomos aty ku nuk ka oferta. 7
Druckschrift
Politika të mira arsimore për ekonomi të suksesshme : Pozitat e Fondacionit Friedrich Ebert me fakte, teza për një kornizë trajtimi për hartimin e një arsimi të orientuar kah ardhmëria dhe politika e tregut të punës në Kosovë
Einzelbild herunterladen
verfügbare Breiten