KËNAQËSIA ME SIGURINË DHE QËNDRIMET LIDHUR ME QASJET PËR PËRMIRËSIMIN E SIGURISË Kryesisht, qytetarët të cilët janë të kënaqur me situatën e sigurisë, janë më të shumtë sesa ata që nuk janë të kënaqur. 35.54% e qytetarëve të anketuar treguan që janë shumë të kënaqur me situatën e sigurisë në vendbanimet e tyre, ndërkohë që vetëm 8.07% treguan që nuk janë aspak të kënaqur. Megjithatë, pjesa më e madhe e popullsisë ka perceptime mesatare lidhur me situatën e sigurisë, me 44.57% që tregojnë se janë disi të kënaqur dhe 11.84% që deklarojnë që janë pak të kënaqur. Sa i/e kënaqur jeni me situatën e sigurisë në lagjen/fshatin tuaj? 0.5 44.57% 0.4 35.34% 0.3 0.2 11.84% 0.1 8.07% 0 Shumë i/e Disi i/e kënaqur Pak i/e kënaqur Aspak i/e kënaqur kënaqur 0.18% S'e di Grafik 10. Rezultatet mbi nivelin e kënaqësisë me situatën e sigurisë Dy të tretat e të anketuarve kanë dhënë kryesisht pikëpamje pozitive përsa i përket bashkëpunimit të policisë më qeverinë vendore lidhur me garantimin e sigurisë(62.78%). 19.28% e të anketuarve janë deklaruar si“shumë të kënaqur” dhe 43.5% janë deklaruar si“disi të kënaqur” me bashkëpunimin në fjalë. Kjo tendencë e përgjithshme pozitive mund të shpjegohet me përpjekjet e intensifikuara ndër vitet e fundit për të fuqizuar bashkëpunimin në nivel vendor nën strukturën e qasjes së policimit me komunitetin. Megjithatë, një e treta e të anketuarve, 33.82% mendojnë se ky bashkëpunim nuk është i kënaqshëm. 32
Jahrgang
2019: Barometri i sigurise Shqiperi - Ankete kombetare 2019
Einzelbild herunterladen
verfügbare Breiten