NDIKIMI I“AKTORËVE TË TRETË” Përgjatë viteve të fundit, ndërkohë që procesi i integrimit në BE ka qenë i ngadaltë, ndërkohë që rajoni ka qenë i ekspozuar ndaj kërcënimeve për tu kthyer në një fushë shahu gjeostrategjike për lojtarët e jashtëm, qytetarët u pyetën lidhur mbi perceptimin për ndikimin e“aktorëve të jashtëm”, ose ndryshe “aktorëve të tretë”, në sigurinë e Shqipërisë. Qytetarëve iu bë e njëjta pyetje;“Si është ndikimi i këtij vendi për sigurinë e vendit tonë?”, për Rusinë, Kinën, Turqinë, Iranin dhe vendet arabe. Pavarësisht disa variacioneve, pyetjet nxjerrin një nivel kryesisht të ulët të shqetësimit lidhur me sigurinë e Shqipërisë në lidhje me këto vende. 60.81% e qytetarëve mendojnë se ndikimi i Turqisë në sigurinë e Shqipërisë është pozitiv apo shumë pozitive, ndërsa 30.22% mendojnë se ndikimi është neutral. Vetëm 6.55% mendojnë se ndikimi i Turqisë është negativ ose shumë negativ. Pikëpamje të ngjashme tregohen dhe për Kinën dhe vendet arabe(të Gjirit), për të cilat rreth 25% e qytetarëve mendojnë se ndikimi i tyre në Shqipëri është pozitiv ose shumë pozitiv. Një numër më i madh mendojnë se ndikimi i tyre është neutral; Kina 56.23% dhe vendet arabe 49.98%. Vetëm rreth 12% mendojnë se ndikimi i Kinës është negativ ose shumë negativ dhe 17.76% mendojnë të njëjtën gjë për vendet arabe. 6.82% nuk mund të identifikojnë se cili është ndikimi i Kinës. Për vendet arabe kjo përqindje është 9.78%. Perceptimet për Rusinë dhe Iranin janë disi më të nuancuara, por përsëri nuk arrijnë të njëjtat nivele shqetësimi rreth këtyre vendeve saç përshkruhet në diskursin mbi rreziqet ndaj sigurisë që këto vende paraqesin për Shqipërinë. Vetëm 51.84% mendojnë se ndikimi i Rusisë është negativ ose shumë negativ ndërkohë që 33.72% mendojnë se ai është neutral dhe rreth 7.62% mendojnë se ndikimi i tyre është pozitiv. 6.1% nuk munden të identifikojnë se cila është natyra e ndikimit të Rusisë. Lidhur me Iranin, numri i atyre që nuk mundet të identifikojnë natyrën e ndikimit të këtij vendi zë përqindjen më të madhe, krahasuar me çdo vend tjetër në këtë kategori prej 14.89%. 30.22% mendojnë se ndikimi i Iranit në sigurinë e Shqipërisë është negativ ose shumë negativ, ndërsa 45.56% mendojnë se ndikimi i këtij vendi është neutral. Pas Rusisë, Irani vjen i dyti në lidhje me perceptimin negativ ose shumë negativ. Megjithatë, 9.06% mendojnë se ndikimi i Iranit është pozitiv. 52
Jahrgang
2019: Barometri i sigurise Shqiperi - Ankete kombetare 2019
Einzelbild herunterladen
verfügbare Breiten