PERCEPTIME RRETH SIGURISË KOMBËTARE DHE NDËRKOMBËTARE Përveç marrjes së perceptimeve rreth sigurisë në nivel individual dhe komunitar, qytetarët u pyetën rreth perceptimeve për kërcënimet ndaj sigurisë në nivel kombëtar, rajonal dhe botëror. Në mënyrë që të merrnim një pikëpamje më të thellë rreth këtyre perceptimeve, qytetarët u pyetën gjatë dy pyetjeve të ndryshme që të identifikonin kërcënimin numër një dhe kërcënimin numër dy të sigurisë në këto tre nivele. Qytetarët u pyetën në dy pyetje të ndara që të identifikonin kërcënimin e parë më të madh dhe kërcënimin e dytë më të madh ndaj sigurisë së Shqipërisë. Përsa i përket kërcënimeve të sigurisë ndaj Shqipërisë, të anketuarit identifikuan korrupsionin, krimin e organizuar dhe papunësinë 3 , si tre kërcënimet më të mëdha. 36.95% mendojnë se korrupsioni është kërcënimi numër një më i madh, ndërsa 27.09% e identifikuan atë si kërcënimin e dytë më të rëndësishëm. Nga ana tjetër, 18.74% e qytetarëve identifikojnë krimin e organizuar si kërcënimin e parë më të rëndësishëm, por në ndryshim nga korrupsioni, ata që e identifikojnë si kërcënimin e dytë më të madh janë rreth 24.04%. Luftërat me vendet fqinje nuk janë përjashtuar nga anketa dhe dalin si kërcënimi numër një për 7.62% të të anketuarve dhe si kërcënimi numër dy nga një numër pak më i madh prej 8.07%. Terrorizmi perceptohet si kërcënimi numër një prej 10.67%, ndërsa 12.2% e perceptojnë si kërcënimin numër dy. Ekstremizmi i dhunshëm perceptohet si kërcënimi numër një nga 3.23% të të anketuarve dhe nga 3.5% si kërcënimi numër dy. 3 Në mënyrë që të mos ngatërrohej papunësia si një problem individual anketuesit u siguruan që të anketuarit të përgjigjeshin rreth papunësisë duke e marrë në konsideratë si një problem të gjerë socio-ekonomik. 41
Jahrgang
2019: Barometri i sigurise Shqiperi - Ankete kombetare 2019
Einzelbild herunterladen
verfügbare Breiten