PERCEPTIMI I BESIMIT DHE INTEGRITETIT TË INSTITUCIONEVE TË SIGURISË. Besimi në institucionet e sigurisë Besimi është një prej themeleve më të rëndësishme mbi të cilat legjitimiteti i institucioneve ndërtohet. Në mënyrë që të kryejnë misionet e tyre këto institucione duhet të besohen dhe mbështeten nga ana e qytetarëve të tyre. Institucionet e sigurisë kontribuojnë për mbajtjen e rendit dhe stabilitetit social por ato e kryejnë këtë detyrë duke kufizuar lirinë e individëve. Perceptimi rreth shkallës deri ku qytetarët do të besonin institucionet e tyre mund të përdoret si tregues për të dalluar se deri në çfarë pike janë të balancuara masat e sigurisë me kufizimin e lirisë. Qytetarëve iu është kërkuar të shprehnin opinionin e tyre lidhur me sa besim ata kishin në përmirësimin e sigurisë nga Qeveria, nga Ministria e Mbrojtjes(MB) dhe nga Ministria e Brendshme(MB). Kryesisht besimi i qytetarëve është i moderuar duke mos patur një diferencë të madhe midis të trejave. MM është pak më shumë e besuar, me 27.62% të qytetarëve që shprehin se kanë shumë besim, dhe 31.21% që shprehin se kanë besim deri në një masë. 21.35% kanë shumë besim tek Qeveria dhe pothuaj po aq nuk kanë fare besim, 21.61%. MB besohet shumë prej 21.26% e qytetarëve, dhe 24.13% nuk beojnë aspak tek ky institucion. 66
Jahrgang
2019: Barometri i sigurise Shqiperi - Ankete kombetare 2019
Einzelbild herunterladen
verfügbare Breiten