Foto 1. Frank Hantke, Drejtor i Zyrës së Fondacionit Friedrich Ebert, Kosovë PARATHËNIE Kosova është shteti me popullsinë më të re në Evropë. Megjithatë, ky potencial i jashtëzakonshëm është i pashfrytëzuar dhe i lënë i vetëm në një mjedis neoliberal, që nuk siguron as edhe oferta elementare publike për gjeneratën e re, të cil a t janë të nevojshme për të zhvilluar vendin bashkë me këtë gjeneratë të ardhshme. Të rinjtë nuk janë të përgatitur për tregun aktual dhe të ardhshëm të punës, dhe u është mësuar shumë pak mbi rregullat e demokra c isë, e më pas janë lënë vetëm me nevojat e tyre specifike kulturore dhe sociale. Prandaj, mbështetja për gjeneratën e re është po ashtu një çështje kryesore për mbështetjen e rrugëtimit të vendit për në Bashkimin Evropian. Fondacioni Friedrich Ebert Stiftung (FES) është duke punuar tash e 18 vite, gjithnjë duke i mbështetur zhvillimet ekonomike dhe sociale. Ndaj, kjo u bë një detyrë e qartë për ne që të mbështesim të gjitha përpjekjet e të rinjve dhe të organizatave të tyre për zhvillimin e një strategjie të përbashkët dhe të një zëri të përbashkët për interesat e tyre. Ata kanë qenë të ndarë për një kohë tepër të gjatë dhe pa mbështetje të mir ë fillt ë – përveç me fjalë të kota. Kongresi i parë Kombëtar i të Rinjve ka treguar për kompetencat, dëshirat dhe ëndrrat e rinisë, e që paraqesin një pjesë të rëndësishme të zhvillimit të vendit – përkundër faktit që ata ende janë pak a shumë të neglizhuar. Trajnimet, përkrahja dhe ndihma për ta duket shumë më e rëndësishme sesa të punosh me politikanë dhe gjeneratën aktuale e cila ende nuk po përkujdeset për të ardhmen e vet e cila duhet të zhvillohet nga kjo gjeneratë e re, FES -i do të vazhdojë si dhe të forcojë mbështetjen në cilësinë e fasilitatorit dhe moderatorit, por jo në atë të donatorit ose instruktorit. Të rinjtë janë më se të zot që vetë të zhvillojnë rrugën e tyre drejt së ardhmes. Kongresi Kombëtar i të Rinjve mund të jetë burimi më i rëndësishëm i ndryshimeve dhe i krijimit të kushteve më të mira në të ardhmen. I gjithë stafi i FES-it ju dëshiron çdo të mirë! Frank Hantke Fondacioni Friedrich Ebert, Kosovë Drejtor i Zyrës 5
Konferenzband
Kongresi Kombëtar i të Rinjve : e ardhmja ka një zë - jepi fuqi zërit tënd! = National Youth Congress : The future has a voice - share yours
Entstehung
Einzelbild herunterladen
verfügbare Breiten