Rekomandimet Edukimi për vetiniciativë Në mënyrë që të rinjtë të edukohen për të pasur një vetiniciativë në të ardhmen, për ta është e nevojshme të organizohen që nga shkolla fillore, në mënyrë të institucionalizuar aktivitetet jashtë-kurrikulare. Orët shtesë dhe aktivitetet jashtëkurrikulare në mënyrë të organizuar, do të rrisnin vetëdijen e tyre dhe do t'i bënte ata të kuptojnë rëndësinë e jetës sociale dhe kulturore. Më shumë fokus në fshatra dhe mjedise rurale – decentralizimi dhe përfshirja Institucionet duhet të organizojnë më shumë evente në mjedise ku nuk ka qendra kulturore, të fokusohen në fshatra dhe pjesë rurale. Aty ku ka qendra, eventet duhet të jenë në vende të dukshme dhe të kenë një atmosferë të këndëshme, e sinergjike. Kështu do të arrihej qëllimi kryesor, e që është decentralizimi i këtyre aktiviteteve dhe fokusimi tek gjithëpërfshirja. Vetëdijesim në tri nivele Fushatat vetëdijësuese e avokuese janë urgjentisht të nevojshme. Ato do të duhej të zhvilloheshin në tri nivele. Në nivelin e parë do të duhej të punohet me institucionet në mënyrë që përfaqësuesit e tyre ta kenë të qartë rëndësinë dhe impaktin që e ka jeta sociale kulturore. Niveli i dytë do të duhej të shënjestronte vetë rininë me po të njejtën arsye. Ndërsa në nivelin e tretë qëllimi kryesor do të duhej ishte lidhja direkte me ndarjen e një buxheti më të madh për organizimin e jetës kulturore dhe sociale. Hapja e qendrave kulturore Në vende të dukshme, për një qasje më të lehtë nga të rinjtë. Krijimi i një platforme për komunikim përmes rrjetit Komunat duhet ta përdorin këtë platformë dhe çdo rrjet tjetër social dhe lloje të komunikimit ku të rinjtë shkëmbejnë informacion. 22
Konferenzband
Kongresi Kombëtar i të Rinjve : e ardhmja ka një zë - jepi fuqi zërit tënd! = National Youth Congress : The future has a voice - share yours
Entstehung
Einzelbild herunterladen
verfügbare Breiten