Nuk ka decentralizim buxhetor Akoma mungon zbatimi i decentralizimit buxhetor, i cili kishte filluar që në vitin 2011, por ende nuk është bërë plotësisht funksional. Shumë mësimdhënës nuk bëjnë përpjekje maksimale për shkak të pagave të ulta që i kanë, dhe kjo e fundit i shtynë ata që të organizojnë kurse private për nxënës në mënyrë ilegale. Arsimi është e drejtë elementare – pa obligime financiare dhe pa pagesa Në një vend si Kosova, arsimi do të duhej të ishte falas, ose të ketë zbritje për pajisjet e shtrenjta që përdoren në arsim, e të cilat nxënësit ose studentët shpesh nuk munden t'i përballojnë financiarisht. Kërkesat Përkushtim mobilizues i hisedarëve Planifikim i mirë, të menduarit strategjik dhe zbatim korrekt i legjislacionit Investim në kapital dhe etikë Inovacion/të menduarit kritik/kreativ Profesionalizëm i avancuar i mësimdhënësve/profesorëv e Vetëdijesim dhe qasje shoqërore gjithëpërfshirëse Klasifikim i hershëm për orientim në karrierë Rritje dhe decentralizim i buxhetit Foto 8. Grupi punues " Arsimi", fasilitatore Qëndresa Ibrahimi Rekomandimet Rritja e bashkëpunimit, njohja e roleve dhe përgjegjësive të secilit hisedar Krijimi i reformave të përshtatshme dhe aplikimi korrekt i fuqisë shtetërore për implementim dhe interpretim të rregulloreve Krijimi i kushteve bazike njerëzore/ investimi në infrastrukturë të nevojshme shkollore Aplikimi i metodologjisë së avancuar bashkëkohore në mësimdhënje/ mos tolerimi i kundërshtimit Trajnimi, licencimi, monitorimi, ndëshkimi i mësimdhënësve /profesorëve Ofrimi i mundësive të barabarta gjithëpërfshirëse/ sanksionim ndaj formave të ndryshme të diskriminimit Fokusimi për avancimin e shkollave profesionale/ dhe zbulimi i hershëm i interesit shtetëror mbi profesioninet e ndryshme Rishikim dhe ndarje/rritje strategjike e buxhetit shtetëror për arsimin/ zbatimi i iniciativës legjislative për decentralizimin/ ndryshimi i aplikimit të formulës buxhetore në arsim Palët me interes(hisedarët) Qeveria: MASHT; Ministria e Financave; MPMS; Inspektorati i arsimit; Komunat: Drejtoritë komunale për arsim; Rektorati; Senati; Organizatat studentore; Drejtorët e shkollave; Bordi drejtues i shkollës; Këshilli i prindërve; Këshilli i nxënësve të shkollës; SBASHK(Sindikata e arsimit); Shoqëria civile: Donatorët; Diaspora 16
Konferenzband
Kongresi Kombëtar i të Rinjve : e ardhmja ka një zë - jepi fuqi zërit tënd! = National Youth Congress : The future has a voice - share yours
Entstehung
Einzelbild herunterladen
verfügbare Breiten