Foto 6. Grupi punues " Pjesëmarrja e të rinjve në vendimmarrje", fasilitator Vesa Ibrahimi Kërkesat dhe rekomandimet Përmirësimi i qasjes Ekziston një nevojë urgjente për përmirësimin e qasjes në të gjitha nivelet e përfaqësimit rinor. Së pari, puna e organizatave rinore duhet të monitorohet, objektivat dhe strategjitë e tyre duhet të jenë të bashkërenduara, në mënyrë që trysnia e ushtruar nga të rinjtë të jetë më precize dhe më e fuqishme dhe jo e fragmentuar dhe e dobët. Menaxhimi i drejtë i fondeve për një qasje të barabartë Propozohet një balancim dhe menaxhim i mirë i fondeve të cilat u alokohen organizatave rinore që do të lejonte një qasje të barabartë në financim dhe në përfaqësim. Për të arritur këtë balancë dhe përfshirje të organizatave rinore, të rinjtë kanë dalur me një propozim për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit që të ketë një kod të veçantë buxhetor për rininë, ndërsa për komunat të kenë një nën-kod buxhetor për rini. Bashkërendimi në qeveri për politikat për rininë Për ministritë është jetësore të bashkërendojnë strategjitë e tyre për rininë sepse shumica e problemeve me të cilat ballafaqohet rinia nuk janë kompetencë e vetëm një ministrie(p.sh., Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit). Përfshirja e të rinjve në hartimin e ligjit për rininë Përveç implementimit të legjislacionit, do të ishte e arsyeshme të hartohej një udhëzimi administrativ, që do t'i obligonte organet qeverisëse për përfshirjen dhe fuqizimin e rinisë. Transparenca, informimi i duhur dhe me kohë, llogaridhënia dhe procedurat e thjeshta Po ashtu, organet udhëheqëse duhet të jenë më transparente gjatë dhe pas vendimmarrjes dhe të sigurojnë qasjen në informacion për të gjitha palët me interes(hisedarët) që janë të përfshirë në këto procese. Veç kësaj, duhet të ketë një thjeshtim të procedurave burokratike për pjesëmarrje dhe avokim. Po ashtu, duhet të jetë një mekanizëm i veçant që do të siguronte zbatim të llogaridhënies. Ndërtimi i kapaciteteve të përbashkëta për zhvillim të përbashkët të politikave rinore Për të mundësuar përfshirjen e të rinjve në politikbërje, grupet punuese kanë propozuar krijimin e një ose më shumë platformave për ndërtim të kapaciteteve të të rinjve dhe ngritje të vetëdijes për vendimmarrje. Organet qeveritare dhe shoqëria civile po ashtu duhet të përfshihen në këtë proces. 12
Konferenzband
Kongresi Kombëtar i të Rinjve : e ardhmja ka një zë - jepi fuqi zërit tënd! = National Youth Congress : The future has a voice - share yours
Entstehung
Einzelbild herunterladen
verfügbare Breiten