4 GRUPI I KATËRT PUNUES “JETA SOCIALE DHE KULTURORE” Foto 11. Grupi punues " Jeta sociale dhe kulturor”, fasilitator Visar Haxhifazliu Në Kosovë, zhvillimi jetës sociale dhe kulturore përgjithësisht dallon prej qyteti në qytet dhe prej qyteti në fshat. Sfidat dhe kërkesat për një jetë sociale dhe kulturore varen nga komunat ku jetojnë të rinjtë e Kosovës. Të rinjtë po ashtu shpjeguan se edhe kur ka aktivitete të tilla, ato pothuajse gjithmonë organizohen në kryeqytet. Më poshtë janë identifikuar të gjitha vendet ku mund të zhvillohet ky lloj i jetës: Kafiteritë Klubet e natës Kinemaja Teatr i Galeria Muzeu Parku Festivali Garat Sportive Maratona Aktivitete bamirëse Garat shkollore Debate publike Organizime studentore Iniciativa qytetare Qendrat Rinore Klubet rinore lokale OJQ-të Universitetet Shkollat Aktivitetet jashtë kurrikulare Evente të ndryshme Në parim, u arrit pajtimi se institucionet publike si Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport, si dhe drejtoritë komunale per kulturë duhet të jenë më aktive në stimulimin dhe mbështjetjen e jetës kulturore dhe sociale nëpër komunat ku ato veprojnë. Njëkohësisht, u arrit pajtimi se te rinjtë duhet të jenë më aktiv, më kërkues dhe në raste kur nuk ka aktivitete sociale ose kulturore në lagje, fshat ose qytet ku ata jetojnë, ata duhet vetë të ndërmarrin aktivitete simbolike të cilat i kontribuojnë zhvillimit të jetës kulturore dhe sociale dhe ngritjes së çështjeve. Problemet Ekonomi e varfër – jetë sociale e varfër Aryseja kryesore e cila krijon një zbrazti të jetës kulturore dhe sociale të të rinjve sipas pjesëmarrësve është gjendja e dobët ekonomike. Mungesa e zhvillimit ekonomik e ulë interesin e të rinjve për të marrë pjësë në këto aktivitete dhe ulë numrin e këtyre aktivitete. Dallim mes kryeqendrës dhe pjesës tjetër të vendit Ekziston një centralizim i qartë i të gjitha aktiviteteve sociale dhe kulturore vetëm në kryeqytet, pra në Prishtinë. Më shumë aktivitete duhet të organizohen në të gjitha komunat e Kosovës, me një shpërndarje dhe decentralizim të aktiviteteve. Arsimim kulturor i pakët dhe i dobët Niveli i ulët i arsimit gjithashtu është përmendur nga këto grupe si një pengesë që pamundëson zhvillimin e jetës kulturore, duke e ulur vetiniciativën dhe interesin e të rinjve për pjësëmarrje në këto evente. Nevojitet më shumë vetiniciativë Mungesa e vetiniciativës është pasojë e mungesës së aktivizmit në shoqëri dhe e të mësuarit të aktivizmit, duke krijuar kështu një dukuri të përgjithshme ku gjithçka që ka të bëj me jetën publike shoqërore dhe kulturore pritet të organizohet vetëm nga institucionet shtetërore. · Mungesë informacioni Vlenë të theksohet se edhe nëse organizohen aktivitete të pasura kulturore dhe sociale është vërejtur se informacioni për këto evente është i centralizuar dhe vetëm një numër i vogël i njerëzve informohet për aktivitetet kulturore dhe sociale. 20
Konferenzband
Kongresi Kombëtar i të Rinjve : e ardhmja ka një zë - jepi fuqi zërit tënd! = National Youth Congress : The future has a voice - share yours
Entstehung
Einzelbild herunterladen
verfügbare Breiten