Foto 5. Grupi punues " Pjesëmarrja e të rinjve në vendimmarrje", fasilitator Shkëmb Shala 1 GRUPI I PARË PUNUES “PJESËMARRJA E TË RINJVE NË VENDIMMARRJE” Problemet dhe sfidat Neglizhenca totale Problemi kyç është neglizhenca totale ndaj të rinjve nga ana e vendimmarrësve. Shqetësimi kryesor i ngritur ishte neglizhenca ndaj të rinjve, kinse për shkak të mungesës së eksperiencës. P engesa për të fituar eksperiencë Kjo paraqet paradoks: Nga njëra anë prej të rinjve kër k ohet të kenë njohuri dhe eksperiencë, ndërsa nga ana tjetër gjithmonë ka pasur një mohim për qasje në proceset e vendimmarrjes. Si mund të fitojnë ata eksperiencë, nëse nuk kryejnë pjesën praktike të punës? Përfaqësuasit e të rinjve jo gjithmonë i përfaqësojnë të rinjtë Faktor tjetër pengues është servilizmi i shumë përfaqësuesve të tyre. Shumë të rinj ndjehen që përfaqësuesit rinor nuk i përfaqësojnë denjësisht dhe se ata e pasqyrojnë“modelin e keq” të politikanëve të vjetër. Kjo do të thotë se ata janë shumë aktiv gjatë fushatave zgjedhore duke lobuar për të rinjtë, mirëpo posa të marrin pozita me përgjegjësi udhëheqëse në njëfar forme“rehatohen” dhe u shërbejnë interesave të hierarkisë udhëheqëse. Nuk ka një mënyrë për kontroll demokratik të përfaqësuesive të të rinjve Po ashtu ishte identifikuar mungesa e mekanizmave të duhur të cilët do t'u mundësonin të rinjve të ushtrojnë trysni ndaj përfaqësuesve të tyre. Manipulimi me interesat e të rinjve vazhdon pa asnjë kontroll, përgjegjësi ose llogaridhënie. Struktura të gabuara për ngjarjet rinore Është konsideruar se ekziston një mungesë e ngjarjeve efektive për paraqitjen e problemeve dhe kërkesave të rinisë. Edhe kur ka organizime të tilla, informacioni për to nuk komunikohet gjerësisht. Kjo veçanërisht është evidente në mesin e të rinjve të cilët jetojnë në mjedise urbane më pak të zhvilluara ose në mjedise rurale. Një faktor negativ është mungesa e rrjeteve të organizatave rinore për të pasur një informim sa më të mirë dhe përfshirje në vendimmarrje. Ligjet për rininë janë vetëm në letër – dhe jo në realitet Përfaqësimi i të rinjve është mirë i rregulluar në legjislacionin ekzistues të Kosovës, por grupet punuese i kanë ngritur shqetësimet e tyre lidhur me zbatimin e këtij legjislacioni. Në të vërtetë, rinia ftohet që të tregojnë prezencën e tyre në medie, bashkë me gratë dhe grupet tjera të margjinalizuara. Por, ata kurrë nuk ftohen të marrin pjesë në grupet punuese për zhvillimin e politikave për rininë. Burokracia si pengesë kryesore dhe demotivuese “Burokracia e tepërt” dhe kanalet zyrtare për ngritjen e çështjeve janë shumë të komplikuara për një person të ri dhe kjo e demotivon personin për t'u bërë një hisedar aktiv në vendimmarrje. Mospërfillja shpie te rënia e vetiniciativës Kjo mospërfillje e të rinjve në proceset e vendimmarrjes ka çuar deri te humbja e besimit në fuqinë e tyre. Kjo ka shkaktuar një rënie të vetiniciativës së tyre dhe të angazhimit për zgjidhjen e problemeve të tyre. Kjo vështirësohet edhe më shumë për faktin se prania e të rinjve në medie është e kufizuar vetëm në ditët e caktuara kalendarike të dedikuara për rininë. · Fjalë dhe letra, por shumë pak financim për të rinj të Një problem tjetër i identifikuar është financimi. Fondet kryesisht koncentrohen në kryeqytet dhe më pak në mjediset tjera urbane dhe ato rurale. 11
Konferenzband
Kongresi Kombëtar i të Rinjve : e ardhmja ka një zë - jepi fuqi zërit tënd! = National Youth Congress : The future has a voice - share yours
Entstehung
Einzelbild herunterladen
verfügbare Breiten