Sado të zhvilloheshin dhe sofistikoheshin makinat me avull ato kufizoheshin nga një tavan, i cili përcakton nivelin maksimal të fuqisë që ato mund të prodhojnë. Ndërkohë që ritmi i zhvillimit industrial ishte i lartë, nevojitej jo më thjesht një makinë e re, por një burim i ri revolucionar energjie, i cili do të mbështeste ritmin e rritjes së ekonomisë. E nergjia elektrike dhe energjia e hidrokarbureve ishin pikërisht ato, të cilat në fillim të shekullit të 20-të ofruan një burim të ri dhe revolucionar energjie. Mbi këtë bazë u ndërtuan makineritë e para dhe motorët e parë, të cilët tashmë si burim energjie nuk përdornin avullin por energjinë elektrike, naftën, gazin dhe benzinën. Në të njëjtën kohe u përmirësuan programet e manaxhimit dhe ndarja e punës u thellua gjithnjë e më tepër. Prodhimi masiv i produkteve të standardizuara me përdorim të makinerive në pjesën më të madhe të proceseve zëvendësoi prodhimin individual, i cili përdorte një sasi të madhe të krahut të punës. Etapa e tretë: Industria 3.0 Zhvillimi i vrullshëm industrial, që ndodhi përgjatë shekullit të 20-të nxori në pah burime të fuqishme energjie siç ishte ajo e atomit. Por edhe pse me potenciale të mëdha, ky burim energjie për shkak të rrezikshmërisë së lartë që paraqet, shfrytëzohet në nivele të kontrolluara. Sofistikimi i marrëdhënieve ekonomike e komplikoi më shumë botën duke evidentuar kështu një problem relativisht të panjohur më parë: manaxhimin e informacionit dhe përpunimin e shpejtë të tij. Kjo solli krijimin e makinave të reja të quajtur kompjuterë, të cilët ishin të aftë për të ruajtur sasi të mëdha dhe të paimagjinueshme informacioni, si dhe që mund të kryenin përpunimin e informacionit në kohë reale. Gjithashtu, mundësoi përmirësimin e proceseve dhe të produkteve ekzistuese në prodhim, si dhe lindjen e produkteve të reja. Shumë makineri si linja prodhimi, avionë, anije, trena apo dhe automjete personale u pajisën me kompjuterë, që optimizuan punën e tyre dhe rritën cilësinë e punës së njeriut, që i drejton këto makineri. Si pasojë e këtyre zhvillimeve të ndodhura në gjysmën e dytë të shekullit të 20 u rrit ndjeshëm automatizimi në prodhim, i cili mundësoi ujen e kostot, rritjen e rendimentit, si dhe thellimin e ndarjes së proceseve të punës. Etapa e katërt: Industria 4.0- digjitalizimi Industria 4.0 i përket ndryshimeve revolucionare të filluara në fund të shekullit të 20 dhe të masivizuara në këto 2 dekadat e para të shekullit të 21. Revolucioni industrial i radhës e ka emrin digjitalizim i prodhimit. Interneti, një mënyrë komunikimi në një rrjet të përbashkët, fillimisht i përdorur në ushtri, është tashmë një element jetik, i cili ka ndikuar jo vetëm prodhimin por edhe jetën sociale të shoqërisë. Ndarja e informacionit ka mundësuar uljen e kostove në mënyrë të ndjeshme dhe rritjen e përfitimeve të ardhura nga bashkëveprimi. Teknologjia avancoi në drejtim të prodhimit të robotëve të pavarur, makinave autonome të sinkronizuara nëpërmjet një sistemi qendror, informacioni satelitor për rrugët, motin, mediat audiovizive, etj. Ky revolucion industrial është në zhvillim e sipër dhe me një shpejtësi të lartë. Gjithnjë e më shumë shërbime publike dhe private po digjitalizohen duke rritur jo vetëm informimin e lehtë dhe të shpejtë, por në të njëjtën kohë duke ulur ndjeshëm kostot monetare dhe ato burokratike. Karakteristikat më dalluese të kësaj etape zhvillimi janë shpejtësia dhe saktësia e lartë, koordinimi në një rrjet gjithnjë në zgjerim, rritja e prodhimit dhe ulja e kostove, transformimi i disa shërbimeve ekzistues dhe dalja e shërbimeve të reja dhe mbi të gjitha, për një gamë në rritje shërbimesh po rritet konkurrenca e tregut të punës në nivel global. 4
Druckschrift
Digjitalizimi i ekonomisë dhe ndikimi i tij në tregun e punës : sfidat për Shqipërinë
Einzelbild herunterladen
verfügbare Breiten