TAKSIMI Së dyti, nëse pajisjet inteligjente do të zëvendësojnë në një masë të madhe apo plotësisht punën dhe vendimmarrjen e njeriut, atëherë a duhet të taksohen ato? A duhet taksuar puna e makinerive, ashtu sikundër puna e njeriut? Aktualisht nuk ndodh, por nëse në një të ardhme ligjet ndryshojnë dhe puna e pajisjeve inteligjente taksohet, atëherë kompanitë duhet të marrin në konsideratë këtë kosto shtesë 22 . PRIVACIA Së treti, sfida në rritje në aspektin ligjor lidhet me mbrojtjen e të dhënave personale. Ndërlidhja, gjithnjë e më shtrirë mes pajisjeve, po kalon kufijtë e një vendi, gjë që nënkupton dhe ndarjen e të dhënave të një pajisjeje me pajisje jashtë vendit. Ky qarkullim i të dhënave kërkon rregullim ligjor pasi të dhënat mund të keqpërdoren. Një shembull i freskët lidhur me përdorimin e të dhënave të përdoruesve të shërbimeve të kompanive digjitale është dhe shembulli i kompanisë Facebook, e cila në muajin mars të vitit 2018 u përball dhe pranoi akuzat e rrjedhjes së të dhënave të përdoruesve të saj dhe përdorimin e tyre pa autorizim nga palë të treta. Këto ngjarje dhe rreziqe kërkojnë infrastrukturë të re ligjore, e cila në të njëjtën kohë të sigurojë mbrojtjen e të dhënave si brenda dhe, kur ato qarkullojnë jashtë vendit dhe në të njëjtën kohë të mos bëhen pengesë(ligjet) për avancimin e revolucionit digjital 23 . 4.7. Përqendrimi i pasurisë dhe pushtetit Një ndër sfidat që pritet të sjellë digjitalizimi i punëve është rritja e përqendrimit të pasurisë dhe e pushtetit. Tashmë që jetojmë në një botë me nivel të lartë përqendrimi, digjitalizimi pritet ta thellojë këtë problem duke thelluar gjithnjë e më shumë pabarazitë. Shumë studiues(Brynjolfsson, Mc Affee) 24 paralajmërojnë këtë rrezik në rritje nga digjitalizimi. Edhe sipas parashikimeve të Forumit Ekonomik Botëror për shekullin e 21, inteligjencia artificiale dhe ekonomia e robotizuar do të predominojnë në një botë gjithnjë më të pabarabartë e më pak stabël 25 . Një pasojë tjetër e digjitalizimit është dinamika e lartë e ndryshimit çka pritet të sjellë dhe paqëndrueshmëri ekonomike dhe politike. Studiues të ndryshëm siç është Jim Moffat, drejtori i përgjithshëm i Deloitte, parashikojnë se"paqëndrueshmëria dhe pabarazia në ekonomi dhe politikë do të bëhen normë, ndaj duhet të mësohemi e të jemi të përgatitur". 22 Burimi i fotossëanimuar: https://medium.com/enrique-dans/taxing-robots-is-not-going-to-help-us-face-the-future9ab538d7c710 23 Burimi i fotossëanimuar: http://www.mega.com/en/use-case/gdpr-compliance-design 24 Erik Brynjolfsson dhe Andrew Mc Affee, profesorë në“Massachusetts Institute of Technology”(MIT) 25 Burimi:“Office de Promotion des Industries et des Technologies” 10
Druckschrift
Digjitalizimi i ekonomisë dhe ndikimi i tij në tregun e punës : sfidat për Shqipërinë
Einzelbild herunterladen
verfügbare Breiten