rrjeteve sociale, hapja e llogarive personale për studentët e universiteteve nga ku marrin informacion online dhe në kohë reale për detyrimet, provimet dhe rezultatet e provimeve, etj. 5.4. Ndikimi i digjitalizimit në tregun e punës në Shqipëri. Një ndër shqetësimet kryesore të digjitalizimit të proceseve të punës është impakti që ai pritet të ketë në nivelin e papunësisë në Shqipëri. Parimisht pritet që të ketë tkurrje të vendeve të punës dhe vështirësi për të qëndruar në postet e tyre të punës për personelin me moshë mbi 50 vjeç. Por besoj se këtu shqetësimi mund të mos jetë aq sa duket. Ndikimi i digjitalizimit në tregun e punës në Shqipëri nuk është një çështje bardhë e zi. Shqipëria mbart pikat e veta të forta dhe të dobëta në këtë proces, si dhe gjendet përballë shanseve dhe kërcënimeve të reja. A- Pikat e forta përballë digjitalizimit: 1. Mosha e re e popullsisë e bën më të lehtë trajnimin për t’u aftësuar për profesionet e reja, që kërkojnë pajisjet e reja digjitale. Sipas të dhënave mosha mesatare në Shqipëri është rritur në 37 vjeç por gjithësesi mbetet vendi i dytë në Europë për popullsinë më të re, pas Kosovës së vendit të parë 31 . Popullsia në Shqipëri është mesatarisht 10 vjet më e re se popullsia e Gjermanisë, 8 vjet më e re se e Italisë, 7 vjet më e re se e Greqisë, 5 vjet më e re se e Serbisë, 4 vjet më e re se e Malit të zi, etj. 2. Lidhja në nivel të lartë e kompanive shqiptare me partneret e tyre të huaja, rrit nivelin e penetrimit të teknologjisë. Pothuaj të gjitha institucionet financiare në Shqipëri, banka, kompani sigurimi, plane pensioni, bursa e letrave me vlerë, etj. janë ose pjesë e grupeve të fuqishme financiare ndërkombëtare(siç është Intesa San Paolo, Raiffeisen, Procredit, Sigal, etj.) ose janë partnerë me këto grupe. Kjo bën që teknologjia digjitale të cilën këto grupe të fuqishme financiare janë ndër të parët që e implementojnë, ta sjellin në të njëjtën kohë ose brenda një kohe të shkurtër edhe në investimet apo partnerët e tyre në Shqipëri. 3. Mbështetja qeveritare. Për shkak të rritjes së cilësisë së shërbimeve dhe njëkohësiht edhe perceptimit pozitiv nga ana e publikut, qeveritë shqiptare kanë pasur një qasje pozitive ndaj digjitalizimit të shërbimeve publike duke tentuar t’i promovojnë dhe përdorin gjithnjë e më shumë për shërbime publike. B- Pikat e dobëta përballë digjitalizimit: 1. Të qenit vetëm konsumator i produkteve digjitale kërkon volume të mëdha fondesh për blerjen e teknologjisë. Pamundësia për të qenë ofruese në ambientin e ri teknologjik bën që Shqipëria të investojë vlera të mëdha për të përvetësuar teknologjinë e re. Shqipëria është një ekonomi e vogël dhe, ashtu si deri më tani, është vetëm një konsumatore e produkteve digjitale. Ashtu sikundër më parë, kur ekonomia shqiptare ka blerë nga jashtë makineritë e reja, kompiuterët, programet, etj., ashtu edhe tani ajo do të shpenzojë fonde për blerjen e softeve dhe pajisjeve inteligjente. 2. Emigrimi i“trurit”. Edhe pse në një masë të reduktuar krahasuar me vite më parë, Shqipëria akoma vuan nga emigrimi i specialistëve të kualifikuar dhe talenteve drejt 31 INSTAT 2017 13
Druckschrift
Digjitalizimi i ekonomisë dhe ndikimi i tij në tregun e punës : sfidat për Shqipërinë
Einzelbild herunterladen
verfügbare Breiten