3. Çfarë është digjitalizimi i punëve? Në thelb digjitalizimi ose Industria 4.0 i referohet prirjes aktuale të automatizimit dhe shkëmbimit të të dhënave në nivel rajonal dhe global duke përmirësuar ndjeshëm eficiencën në prodhim dhe tregtim. Zhvillimet e ditëve të sotme të internetit, sistemeve kibernetike, sistemeve të serverëve, etj. kanë mundësuar jo vetëm shkëmbimin e shpejtë të volumeve gjithnjë e më të mëdha të informacionit por kanë arritur që në shumë drejtime të krijojnë një realitet paralel. Eficienca e tregjeve është rritur dhe identifikimi i klientëve po arrin nivele të larta saktësie të paimagjinuara më parë. Nëpërmjet rrjeteve, kryesisht atyre sociale, po arrihet të identifikohen, gjithnjë e më mirë, nevojat e klientëve në mënyrë individuale, çka rrit saktësinë e planifikimit të prodhimit dhe në të njëjtën kohë, orienton prodhuesit më mirë drejt nevojave të tregut. Nga këto zhvillime transformuese janë krijuar dhe forma të reja biznesesh, të cilët kërkojnë aftësi të reja të stafit që i shërben. Kjo etapë aktuale e zhvillimit industrial shfaqet në 4 drejtimet e mëposhtme: 3.1. Sistemet kibernetike. Një sistem kibernetik është sistem në cilin janë të integruar kompjuterë, rrjete dhe procese fizike. Në thelb, ai përfaqëson një mekanizëm që monitorohet nga algoritme të bazuara në kompjuterë të integruar ngushtë me internetin dhe përdoruesit e tyre(Lee, Seshia, 2011) 3 . Shembuj të sistemeve kibernetike përfshijnë rrjetet, sistemet autonome të automobilave, sistemet e kontrollit të proceseve prodhuese, sistemet e robotikës, avioni me pilot automatik, etj. (Hancu, Maties, Balan, Stan, 2007) 4 . Potenciali ekonomik dhe shoqëror i sistemeve të tilla është shumë më i madh gjë që ka nxitur rritjen e investimeve për të zhvilluar teknologjinë në këtë fushë. 3.2. Interneti i gjërave. Interneti ka mundësuar lidhjen në të njëjtin rrjet të pajisjeve elektronike, automjeteve dhe makinerive të cilët janë pajisur me programe dhe sensorë, që u mundësojnë atyre lidhjen dhe shkëmbimin në kohë reale të të dhënave 5 . Çdo gjë është e identifikueshme në mënyrë unike nëpërmjet sistemit të informatizimit dhe në të njëjtën kohë është në gjendje të ndërveprojë me të gjithë infrastrukturën ekzistuese të internetit(Brown, 2016) 6 . Termi"Interneti i gjërave" u krijua nga Kevin Ashton i Procter& Gamble në vitin 1999 (Hendricks, 2015) 7 . Gjërat që ndikohen nga interneti janë të shumëllojshme dhe në zgjerim e sipër. Ndër to mund të përmenden implantet e monitorimit të zemrës; kamerat e sigurisë dhe monitorimit të prodhimit; automjetet me sensorë të integruar; pajisjet e analizës së ADN-së për monitorimin e mjedisit, ushqimit, patogjenitose; pajisjet e operimit në terren, që ndihmojnë zjarrfikësit në operacionet e kërkim-shpëtimit, etj.( Lindner,2015) 8 . 3 Lee, E.A., Seshia, S.A.: Introduction to Embedded Systems- A Cyber-Physical Systems Approach. LeeSeshia.org, 2011. 4 Hancu, O.; Maties, V.; Balan, R.; Stan, S.(2007)."Mechatronic approach for design and control of a hydraulic 3dof parallel robot". The 18th International DAAAM Symposium,"Intelligent Manufacturing& Automation: Focus on Creativity, Responsibility and Ethics of Engineers". 5 "Internet of Things Global Standards Initiative". ITU. Retrieved 26 June 2015 6 Brown, Eric(20 September 2016)."21 Open Source Projects for IoT". Linux.com. Retrieved 23 October 2016. 7 Hendricks, Drew."The Trouble with the Internet of Things". London Datastore. Greater London Authority. Retrieved 10 August 2015 8 Lindner, Tim(13 July 2015)."The Supply Chain: Changing at the Speed of Technology". Connected World. Retrieved 18 September 2015. 5
Druckschrift
Digjitalizimi i ekonomisë dhe ndikimi i tij në tregun e punës : sfidat për Shqipërinë
Einzelbild herunterladen
verfügbare Breiten