evoluojnë. Këto sisteme mund të bëjnë zgjedhje në situata të paqarta, si dhe janë të aftë të tolerojnë paparashikueshmërinë(Ferrucci, 2010) 16 . b) Interaktiviteti: Sistemet konjiktive mund të bashkëveprojnë lehtësisht me përdoruesit e tyre duke arritur që nëpërmjet bashkëveprimit të identifikojnë në kohë nevojat e tyre. Ata, gjithashtu, mund të bashkëveprojnë me procesorë të tjerë, pajisje dhe shërbime“cloud”, si dhe me njerëz(Knight, 2011) 17 . c) Autonomia: Sistemet konjiktive mund të ndihmojnë në përcaktimin e një problemi ose gjetjen e një zgjidhjeje nëse një pjesë e problemit është e paqartë ose jo e plotë. Ata mund të"kujtojnë" ndërveprimet e mëparshme në një proces dhe të kthejnë informacionin, që është i përshtatshëm për aplikimin specifik në atë çast në kohë(Terdiman, 2014) 18 . d) Kontekstualiteti: Sistemet konjiktive janë në gjendje të ruajnë kontekstin ngjashmërisht si inteligjencia artificiale. Ata mund të identifikojnë elemente kontekstuale të tillë si qëllimi, detyrat, koha, vendndodhja, rregulloret, profili i përdoruesit, procesi, etj. (Deanfelis, 2014) 19 . 4. Sfidat e digjitalizimit të ekonomisë Revolucioni i katërt industrial, i cili ka kryefjalë të tij digjitalizimin, mbart natyrshëm dhe sfida për t’u përballur. Grumbullimi dhe transferimi i volumeve të mëdha të informacionit krijon vështirësi në menaxhim dhe sjell risqe të panjohura më parë. Jo vetëm kaq, por si çdo revolucion është duke dhënë ndikimin e tij në jetën social ekonomike të individëve dhe shoqërive në tërësi.Ndër sfidat kryesore të këtij procesi transformues mund të identifikohem 7 prej tyre të renditura në vijim(Lambert, 2017) 20 , të cilët ndahen në 2 kategori bazë: 1. Sfida me natyrë teknologjike të tilla si siguria kibernetike, pirateria dhe vlerësimi i riskut; 2. Sfida me natyrë ekonomike të tilla si ndikimi në tregun e punës, transferimin e të dhënave ndërmjet vendeve dhe aspektet ligjore të lidhura me to. 4.1. Siguria kibernetike dhe pirateria Digjitalizimi i ekonomisë përveç komoditetit që sjell ka mundësuar rritjen e sigurisë. Duke transferuar informacionin nga dosjet fizike në formë elektronike është shmangur mundësia e humbjes apo vjedhjes së tyre gjatë transportimit. Por si në çdo rast tjetër, sa herë që shpiket një proces i ri shpiket njëkohësisht edhe një rreng i ri. Volume të mëdha të informacionit të grumbulluara në serverë mbrohen nga programe dhe elementë teknikë sigurie. Historia e shkurtër ka treguar se këto të dhëna nuk janë plotësisht të sigurta për shkak se elementë mbrojtës të serverëve shpesh janë thyer duke vënë në dispozicion të personave të paautorizuar dhe keqbërësve informacione personale dhe konfidenciale për individët, kompanitë dhe entet shtetërore. Ngjarje të tilla kanë ndodhur dhe kanë shkaktuar zbulimin e të dhënave dhe lëvizjen e fondeve nga llogaritë e depozituesve në sektorin bankar, nxjerrjen e të dhënave financiare dhe atyre tregtare, nxjerrjen e informacioneve sekrete shtetërore apo dhe nxjerrjen e komunikimeve 16 Ferrucci, D. et al.(2010) Building Watson: an overview of the DeepQA Project. Association for the Advancement of Artificial Intelligence, Fall 2010, 59–79. 17 Knight, Shawn(2011). IBM unveils cognitive computing chips that mimic human brain TechSpot: August 18, 2011 18 Terdiman, Daniel(2014).IBM's TrueNorth processor mimics the human brain. http://www.cnet.com/news/ibmstruenorth-processor-mimics-the-human-brain/ 19 Deanfelis, Stephen(2014). Will 2014 Be the Year You Fall in Love With Cognitive Computing? Wired: 2014-0421 20 Liam Lambert, 2017,“The Four Challenges of the Fourth Industrial Revolution” 7
Druckschrift
Digjitalizimi i ekonomisë dhe ndikimi i tij në tregun e punës : sfidat për Shqipërinë
Einzelbild herunterladen
verfügbare Breiten