2. Importi i papunësisë. Ekziston mundësia që shumë produkte vendase të konkurrohen nga prodhues kryesisht aziatikë, të cilët ofrojnë çmime konkurruese për mallrat dhe shërbimet. Kjo kërcënon tregun e punës në Shqipëri. 3. Politikat proteksioniste të vendeve të BE-së. Mundësia për hartim dhe zbatim të politikave ekonomike proteksioniste nga vendet e Bashkimit Europian kërcënojnë kompanitë, që ofrojnë shërbime nga Shqipëria drejt këtyre vendeve. Një shembull i tillë ishte ndryshimi ligjor në Itali në vitin 2017, i cili dekurajon ofrimin e shërbimeve“call center” nga vendet jokomunitare siç është Shqipëria. Figura 1: Analiza SWOT e ndikimit të pritur të digjitalizimit në tregun e punës në Shqipëri. • Popullsia e re • Lidhja me grupet e fuqishme financiare • mbështetja qeveritare • Të qënit vetëm konsumator i produkteve digjitale • Emigrimi i"trurit" Pikat e FORTA Pikat e DOBËTA • Kosto e lirë e punës • Mësimi i gjuhëve të huaja • Treg pune i pangopur • Integrimi Europian • Zvogëlimi i popullsisë dhe forcës së punës SHANSET • Plakja e popullsisë • Politikat proteksioniste të BE-së • Importi i papunësisë 6. Konkluzione dhe rekomandime Mbështetur në nivelin e zhvillimit dhe frymën që ka sjellë digjitalizimi i ekonomisë, ndikimi i këtij procesi në tregun e punës, si dhe duke njohur realitetin dhe sfidat e tregut të punës në Shqipëri përgjatë zhvillimit të këtij procesi, janë nxjerrë disa konkluzione dhe rekomandime. 6.1. Konkluzione Softet dhe elektronika janë duke përparuar me shpejtësi përgjatë dy dekadave të fundit. Janë krijuar pajisje me shpejtësi të lartë, sisteme me kapacitete të larta ruajtjeje të dhënash dhe softe të cilët mund të përpunojnë në kohë reale këto të dhëna. Kjo natyrë me dinamikë të lartë e digjitalizimit e bën të nevojshëm investimin e herëpashershëm në pajisje dhe sisteme me synimin për t’u siguruar që proceset do të realizohen me sukses dhe pa humbje. 15
Druckschrift
Digjitalizimi i ekonomisë dhe ndikimi i tij në tregun e punës : sfidat për Shqipërinë
Einzelbild herunterladen
verfügbare Breiten