HYRJE Në kuptimin nominal, paga e Presidentit të Kosovës është gati tre fish më e vogël sesa paga e Presidentit të Sllovenisë. Por, paga e Presidentit të Kosovës është sa 16 herë paga minimale në Kosovë, ndërsa paga e Presidentit të Sllovenisë është sa 8 herë paga minimale. Deri sa paga e këtij të fundit është e barasvlefshme me vlerën e 33% të Bruto Produktit për Kokë Banori, paga e Presidentit të Kosovës është sa 76% e vlerës së Bruto Produktit për Kokë Banori. Rrjedhimisht, shtrohet pyetja nëse pagat në sektorin publik në Kosovë duhet krahasuar me pagat ekuivalente në vendet e tjera, apo krahasimin duhet bërë në mes të pozitave publike dhe indikatorëve ekonomik të brendshëm?! Pagat në sektorin publik në Kosovë janë konsideruar problematike si rrjedhojë e faktit se në njërën anë mungon një listë e qartë e kritereve të pagesës, e në anën tjetër edhe dallimet në pozita të ngjashme në institucione të ndryshme ka qenë e lartë. Në pozita të ngjashme, bie fjala, shoferi i një agjencie administrative ka pagë më të lartë se udhëheqësi i një agjencie tjetër. Hapësirat për interpretime të ndryshme ka krijuar hapësirë për keqpërdorime, favorizime dhe degradime të formave të ndryshme në sektorin publik. Kjo ka bërë që të ketë shumë pakënaqësi edhe brenda vet sistemit. Vendosja e një kornize të re legjislative në fushën e pagave në sektorin publik ka qenë kërkesë jo vetëm e brendshme. Kosova ka nevojë urgjente për një legjislacion koherent për të rregulluar pagat në sektorin publik për të shmangur strukturat e padrejta të pagave, abuzimit me kompenzime dhe vendimet diskriminuese në këtë fushë 1 . Për më tepër, kërkesa specifike e BE-së është“harmonizimi i strukturës së pagave në sektorin publik në at mënyrë që të arrihet pagesë e barabartë për punë të barabartë“ 2 . Natyrisht, një detyrë fundamentale e 1 Komisioni Evropian,(2018), Raporti për Kosovën për vitin 2018, Reforma e Administratës Publike, faqe 11, Bruksel: KE 2 Zyra e BE-së në Kosovë,(2018), Konkluzione të përbashkëta të Grupit për Reformë në Administratën Publike mbajtur më datë 26 prill 2018, Prishtinë: EEAS, të qasshme në https://eeas.europa.eu/delegations/kosovo_en/44545/Kosovo's%20progress%20on%20Public%20Administration %20Reform(qasur në nëntorë, 2018). 4
Druckschrift
Pagat në sektorin publik në Kosovë : hulumtim
Entstehung
Einzelbild herunterladen
verfügbare Breiten