2. PAGAT NË SEKTORIN PUBLIK PËR TË DREJTA NJERËZORE DHE PRMOVIM TË BARAZISË SOCIALE Pagat janë vetm njëra formë e shpërblimit për punën e kryer. Një sektorë publik I shëndetshëm ofron shumë më tepër se kaq. Punonjësi në sektorin publik ka mundësi të zhvillohet përmes programeve trajnuese, të ket siguri dhe mbrojtje nga diskriminimi, pabarazia dhe forma të tjera të cenimit të të drejtave. Shpërblimet dhe kompensimi i punës në sektorin publik ndikon në rritjen e performancës dhe funksionimit më të mirë të administratës. Sektori publik është forcë që vendosë standarde për punëdhënësit e tjerë në shoqëri. Duke qenë se në Kosovë, shteti mbetet një nga punëdhënësit më të mëdhenjë, promovimi I respektimit të pagesës së barabartë për punë të barabartë, pagës së dinjitetshme si e drejtë njerëzore, kompensimit të punës jashtë orarit, kompensimi i profesionit specialist etj., është tejet i rëndësishëm për të vendosur tonin e përgjithshëm të trajtimit të punëtorëve. Një sistem fer i pagesave për punonjësit shtetëror do të thotë shërbime më të mira. Paga e dinjitetshme për një mësimdhënës, trajtimi I barabartë dhe shpërblime që ndërlidhen me rritje të kapaciteteve, njohje të meritave etj., ndikojnë drejtëpërdrejtë në cilësinë e punës. Përfundimisht, kjo do të përkthehet në shërbime më të mira për qytetarët dhe në realizim të një mirëqenie më të mir. Rregullimi i mirë i kompensimit për punë në sektorin publik dhe sidomos ndrërlidhja e lartësisë së pagës me nivelin e mirëqenies së përgjithshme, ndikojnë drejtëpërdrejtë në një zhvillim të balancuar e të qëndrueshëm midis sektorit privat dhe atij publik. Fuqia punëtore për paga më të larta do të orientohej kah sektori privat ndërsa për karrierë, shërbim, siguri për vendin e punës, trajnime dhe mundësi të zhvillimit personal të strukturuar, do të orientohej kah sektori publik. 14
Druckschrift
Pagat në sektorin publik në Kosovë : hulumtim
Entstehung
Einzelbild herunterladen
verfügbare Breiten