Në anën tjetër, ajo çfarë në shumë vende mund të merret në konsideratë gjatë vendimmarrjes për pagat, mund të mos jetë në kontekst të vendit tjetër. Për shembull, në Britaninë e Madhe, konsiderohet se një Ministër në treg të punës do të ketë të lehtë të gjejë punë që paguhet më tepër sesa ajo e Ministrit dhe në anën tjetër një shërbyes civil nuk do ta ketë të lehtë të punësohet nëse lë shërbimin civil dhe prandaj paga e Ministrit jo domosdoshmërisht është më e lartë se e shërbyesve civil nën të. Sidoqoftë, përcaktimi i një koeficienti fillestar ose një pike referente është njëra nga debatet më të mëdha në fushën e përcaktimit të sistemit të pagave dhe si i tillë, mbetet një nga elementet thelbësore të çdo reforme. 1.1 Pika fillestare (vlera e koeficientit) Një nga elementet fillestare në përcaktimin e çfarëdo niveli pagash në sistemin publik është definimi i pikës fillestare ose koeficientit bazë prej ku fillon llogaritja e pagës. Në lidhje me këtë, ekzistojnë një numër i madh elementesh që mund të merren parasysh për pikën referente siç janë: Lidhja e pikës referente me situatën e përgjithshme të pagave në shoqëri Kufizimi i shpërblimeve për bartësit e funksioneve të larta me një pagë standarde të pozite të caktuar(p.sh. Ministri ka gjithmonë pagë të njëjtë me një gjyqtar të Gjykatës Supreme etj.) Caktimi me ligj i nivelit të bazës startuese(pikës referente) Caktimi i disa pikave referente që kombinohen për pozita të ndryshme 5 Ndërlidhja e koeficientit bazik të pagave në sektorin publik me situatën e përgjithshme ekonomike të vendit ka për qëllim që të balancoj kushtet e punës ndërmjet sektorit publik dhe privat, të krijoj mekanzma të kontrollit të shpenzimeve në atë mënyrë që p.sh. paga minimale do të jetë bazë e përcaktimit të kompenzimit të punëve në sektorin publik dhe 5 Bruni, Paula,(2017), The Regulation of Executive Pay in the Public and Semi-Public Sector across the European Union, European Institute of Public Administration: Hagë 7
Druckschrift
Pagat në sektorin publik në Kosovë : hulumtim
Entstehung
Einzelbild herunterladen
verfügbare Breiten