shkathtësitë shtesë dhe përvoja e kërkuar). Përveç kësaj, në Nenin 17, ku përcaktohen Shtesat për kushtet e tregut të punes, Pika 1 thotë se: Për pozitat për të cilat niveli i pages për nënpunësit publikë dhe civilë në organizatat dhe punëdhënësit e tjerë jashtë sektorit publik është shumë me i lartë sesa niveli i pagës që ofrohet nga Buxheti i Republikes së Kosovës, e kjo shkakton vështirësi të konsiderueshme në rekrutimin dhe mbajtjen e nënpunësve nga administrata publike. Ministria përgjegjëse për administraten publike në bashkëpunim me ministrinë përgjegjëse për financa, mund të kërkojë nga Qeveria që të miratojë një shtesë për kushtet e tregut, e cila mund të paguhet për këto pozita ose lloje të pozitave deri në 25% të pagës bazë. Nga shqyrtimet me lartë e pamë fenomenin në rritje të ikjes së specializantëve dhë infermierëvë të Kosovës për shkak se vendet e BE-së ofrojnë kushte më të mira të punës; kjo paraqet nevojën e mënjëhershme që kjo pikë e këtij Neni të aplikohet. Duhët të ekzistojë një shtesë stimuluese për specializantët dhe infermierët që ata të qëndrojnë në tregun e punes të Kosovës. Pagat në sektorin e sigurisë Pagat e sektorëve të sigurisë duhet të harmonizohet. FSK dhe Polica e Kosovës nuk ka arsye të paguhen ndryshëm. Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Policia e Kosovës bashkarisht kryejnë funksionin e ruajtjes së paqes, rendit dhe ligjit dhe si të tilla duhent trajtuar njëjtë edhe në funksion të pagave. 24
Druckschrift
Pagat në sektorin publik në Kosovë : hulumtim
Entstehung
Einzelbild herunterladen
verfügbare Breiten