Parimi i transparencës dhe pritshmëris nënkupton gjithashtu që ekzistojnë rreglla strikte dhe vendimet nën diskrecion janë mundësisht inekzistente. Kësisoji, sigurohet një pavarësi e shërbyesve civil dhe llogaridhënje. Informimi i qytetarëve është i rëndësishëm të bëhet sidomos duke ndërlidhur shërbimet me kostot. 1.3 Efiçienca Sistemi i pagave publike duhet të ketë në konsideratë shfrytëzimin sa më racional të fondeve publike. Në të njëjtën kohë, kompensimi i pagave në sektorin publik duhet të garantoj se ka një kthim optimal të investimeve që shteti bënë në paga. Për shembull, një qytetarë mund të pyes: përse një pjestarë i FSK-së duhet të ketë pagë më të lartë sesa një pjestar i Policisë së Kosovës kur KFOR është përgjegjësi kryesor për sigurinë ushtarake dhe Policia nga ana tjetër kanë angazhime shumë të mëdha në ruajtjen e rendit publik. Pra, pyetjet se sa është sistemi efiçient në përzgjedhjen dhe prioritizimin e sektorëve duhet të domimojnë tek vendmmarrësit. Gjithashtu, me efiçiencë nuk nënkuptojmë vetëm shpërndarjen e drejtë të resurseve për financim të pagave në sektorë të ndryshëm por edhe ndarje të pozitave dhe nëse sistemi ka krijuar mekanizma që të parandalojë keqpërdorimet e mundshme me ndërrime pozitash. 1.4 Kufizimi i përfitimeve Pagat në sektorin publik duhet medoemos të kenë një tavan dhe një dysheme të pagesës. Natyrisht, paga minimale apo koeficienti fillestar siç INDEP e propozon, duhet të jet një lloj baze fillestare. Prej saj, natyrisht se duhet të ketë kufizime mbi sasinë e kompensimit që një punonjës mund të marrë në pozitën e tij. Ne konsiderojmë që veçanërisht duhet bërë kufizimi i përfitimeve jashtë pagës bazë për funksionarët e lartë publik dhe pozitat e 12
Druckschrift
Pagat në sektorin publik në Kosovë : hulumtim
Entstehung
Einzelbild herunterladen
verfügbare Breiten