4. KONKLUZIONE DHE REKOMANIMET E gjithë shoqëria nuk punon për shtetin, por pa dyshim, e gjithë shoqëria preket nga ndryshimet e Ligjit për Paga. Rrrjedhimisht, ky ligj është i domosdoshëm jo përse duhet të ketë një Ligj për Paga, por sepse na duhet një sistem i pagave i bazuar në transparencë, 13 qartësi, drejtësi dhe efikasitet. Bazuar në këto parime, dhe vetëm duke pasur parasysh të gjithë qytetarët, Ligji për paga duhet të vëjë konditat e një sistemi të qëndrueshëm. Miratimi i ligjit do të sillte rregull në sistemin e pagesave në sektorin publik. Thelbi I këtij ligji duhet të jetë pagë e njëjtë për punë të njëjtë ku për shembull pozita zyrtari i lartë do të paguhet me një koeficient të njëjtë pa marrë parasyshë institucionin ku ai punon perderisa paguhet nga buxheti I Kosoves. Pagat në sektorin publik janë manifestim i prioritetit që ka shteti për kryerjen e shërbimeve publike dhe rritjen e mirëqenies së përgjithshme. Prandaj, pagat në sektorin publik janë edhe promotorë të mirëqenies dhe barazisë e drejtësisë sociale. INDEP propozon koeficient 1-10 vlera e së cilit do të ishte e barasvlefshme me pagën minimale në Kosovë. Vetëm duke e ndërlidhur pagën minimale me koeficientin e pagës në sektorin publik do të mund të krijojmë rritje të balancuar në mes të sektorit privat dhe atij publik, kontroll të shpenzimeve dhe efiçasitet më të lartë. Kompensimi dhe shtesat duhet të kufizohen në 30% të pages bazë për pjesën e administratës së specializuar ndërsa meditjet duhet të hiqen dhë të mbulohen vetëm shpenzimet gjatë kryerjes së punëve zyrtar për funksionarë të lartë dhe të tjerë që në përshkrimin e punës së tyre është edhe përfaqësimi jashtë vendit. 25
Druckschrift
Pagat në sektorin publik në Kosovë : hulumtim
Entstehung
Einzelbild herunterladen
verfügbare Breiten