Përparësitë e vendosjes së pagës minimale si vlerë e koeficientit të pagave në sektorin publik Rritja e pagave nuk diskriminon kategori të caktuara Rritja e pagave është në koordinim me treguesit makroekonomik Rritja e pagave do të ndodhë për të gjitha sektorët dhe për të gjitha pozitat në shërbimin civil. Kjo do të thotë se edhe negociimi I pagave do të jetë nga një trupë shumë më e madhe e organizuar e sindikatave të administratës publike në përgjithësi dhe grupeve që paguhen nga buxheti i shtetit. Ky lloj diskutimi kolektiv do të jetë i bazuar në performancë ekonomike të vendit e jo me preferenca ndaj një sektori të caktuar në dëm të një sektori tjetër. Sapo të vendosen konditat me Ligjin për Paga, rritja e pagave do të jetë tërësisht e ndërlidhur me indikatorët socio-ekonomik siç janë: inflacioni, niveli i fuqisë punëtore dhe punësimit, kufiri i varfërisë etj. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për të balancuar zhvillimin e sektorit publik ndaj atij privat. Në Kosovë, hendeku në mes të këtyre dy sektorëve është i lartë. 10
Druckschrift
Pagat në sektorin publik në Kosovë : hulumtim
Entstehung
Einzelbild herunterladen
verfügbare Breiten